Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Marrëveshja Turko-Israelite sfidoi Israelin

Prizren Post | 23:43 - 06.07.2016

Savash VELIU

Savash VELIU

Marrëveshja e arritur mes dy pushteteve ishte marrëveshje e kapitullimit të shtetit Israel pas plotë gjashtë viteve të armiqësisë duke bredhur pas dyerve të aleatëve që t’i ndihmojn ikjes së përgjegjësisë së krimit të bërë mbi anijen “Mavi Marmara”.

Për t’i ikur izolimit totalë të vendosur nga Turqia, Botës Arabe dhe Administratës së Obamës, Israeli ishte i detyruar në fund të bëjë këtë hapë duke pranuar të kërkoj falje dhe t’i nënshtrohet pagesës së dëmshpërblimit për nëntë turqit e vrarë në një përleshje me trupat israelite gjatë një përpjekje për të shkelë bllokadën e Israelit në Rripin e Gazas.

Nga porti i Mersinit tani është nisurr anija “Lady Leyla”, që do të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës pas fillimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Israelit.

Marrëveshja është vlerësuar si një mjet që së pari herë detyroi Israelin gjatë historisë së ekzistencës së tij t’i përulet Turqisë, një rast i vetëm triumfal Turk me suaza botërore pas asaj “One Minut” në Davos!

Pas një izolimi të gjatë kohore Israeli nuk kish rrugëdalje tjetër përpos të pranoj disfatën politike përball Turqisë duke kërkuar falje me shpres për përfitime politiko-ekonomike ngase humbi partnerin më strategjik të rajonit siç ishte Turqia. Turqia po në atë kohë qe e izoluar edhe prej aleatëve të NATO-së edhe nga Israeli nga Armët strategjike, rast ky që ndoshta Turqinë e detyroi të rishikoj potencialet e vet-armatosjes me armë strategjike!

Brenda gjashtë viteve të kaluara ky mission i rishikimit të prodhimeve të armëve nacional-strategjike Turke u tregua shumë e suksesshme gjë e cila tmerroi partnerët e NATO-së, Rusinë, Israelin dhe Iraninë bashkë me Assadin.

Sipas marrëveshjes, Israeli dhe Turqia do të fillojnë bisedimet formale për të ndërtuar një tubacion gazi mes dy vendeve, përmes së cilit Israeli mund të shesë gazin e saj natyror, me ndihmën turke, në Evropë e cila do të zëvendësoj ate Ruse.

Sot marrëveshja e arritur ka ofruar nga ky tubacion gazi israelit një rritje të vlefshme ekonomike për interesat kombëtare turke e planifikuar të kaloj përmes tokës Turke drejt Evropës të nxjerrur nga brigjet e Qipros.

Marrëveshja poashtu përshtat pas vete mjeshtërisht ofertën e përbashkët Saudi-egjiptiane për Turqinë për të forcuar aleancën e tyre në zhvillim me Israelin që është projektuar për të tërhequr një vijë Sunite kundër lëvizjeve ekspansioniste të Iranit në cepin e Afrikës, në Detin e Kuq, Ngushticën e Akabas dhe në afërsi të pakëndshme në brigjet e Mesdheut, Israelit dhe Egjiptit.

Marrëveshja mes Turqisë dhe Israelit ka tendenc të njëjtë që të zvetënoj Abdel-Fattah El-Sisi në ndreqje të marrëdhënieve me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan njëlloj sic bëri edhe Israeli duke i’u dorëzuar vullnetit të Erdoganit me plotësim të kushteve për t’u liruar Dr. Muhammed Morsi dhe veprimi i lirshëm të “Vëllezërve Musliman” pa kushtëzime. Tani për tani në këtë drejtim, Egjipti dhe Turqia do të mbajnë bashkëpunim të inteligjencies.

Kjo marrëveshje do të jetë e modeluar në marrëveshjen turke me Israelin që është e angazhuar për të mos lejuar të veprojë Hamasin nga toka kundër Israelit nëse israeli përmbahet nga sulmet e shpifura ndaj Gazës.

Ministri i ri i mbrojtjes i Israelit Avigdor Lieberman kategorish deklaroi se ishte kundër marrëveshjes Turko-Israelite ngase ajo paraqet turp për Israelin.

Israeli është në nevojë për një klient të madh për të nxitur zhvillimin në fushatën e saj në det të hapur të gasit, ndërsa Turqia do të jetë klientja dhe, në të njëjtën kohë, Rusia është pas një pjesë të burim fitimit të energjisë dhe mbi të gjitha një kontratë për të ndërtuar tubacionin në Evropë.

Bashkëpunimi israelito-turko-ruse dhe vullneti i mirë për të mirën e tyre të përbashkët për çështjen e gazit mund të gjenerojë përpjekjet e përbashkëta në sfera të tjera politike gjithashtu.


Arivisti Company