Masakra e Vlorës, autori Hajdaraj shpallet në kërkim ndërkombëtar


E shtunë, 3 Gusht 2013

VLORE – Delin Hajdaraj, i dyshuari si ekzekutori i tre pushuesve në vendin e quajtur “Kalaja” në Vlorë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Hetuesit dyshojnë se Hajdaraj mund të ketë kaluar për në Greqi, ose ndodhet i strehuar në zonat e thella malore në jug të vendit.

Për momentin ai nuk rezulton në faqen zyrtare të Interpolit, megjithatë policia shqiptare thotë se kjo pritet të bëhet brenda pak orëve.

Hajdaraj qëlloi me breshëri automatiku mbi tre pushues të pafajshëm në plazhin e Vlorës duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, 34-vjeçarin Sokol Isufaj nga Fieri dhe 52-vjeçaren Diana Ademi, emigrante nga Vlora me banim në Gjermani.

Etiketa: