Mashtrimi i madh mbulues i EULEX-it


E shtunë, 18 Shkurt 2017

Nga: Mona AGRIGOROAIEI

Në 2008, Maria Bamieh filloi të punoj në EULEX si Prokurore, e deleguar nga shteti i Britanisë së Madhe. Ajo kishte një dosje të shkëlqyeshme në lidhje me rastet e saj dhe punën e saj, të gjitha rastet deri në vitin 2012. Deri në kohën kur u emërua një Kryeprokurore e re, Jaroslava Novotna në vitin 2012.

Zonja Bamieh nuk kishte probleme dhe kishte marrëdhënie të mira me të gjithë, por pastaj kishte vërejtur ndërhyrje të madhe prej z. Novotna në çështjet e saj. Letra, emaile dhe ndërhyrje të tjera kishin ndodhur. Z. Bamieh kishte qenë prokurore në rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton në vitin 2009 dhe pastaj të dyshuarit e njëjtë kishin dalë në gjykim për Rastin e quajtur Vrasja e Trefishtë. Ishte i njëjti gjyqtar Z. Francessco Florit në të dyja rastet, deri kur mbrojtja kundërshtoi që ai të drejtojë seancën gjyqësore në Vrasjen e Trefishtë.

Z. Bamieh nuk ishte në dijeni kur dikur rreth shkurtit 2012, Ilir Qeremi, vëllai i një të dyshuari të dënuar në Shpërthimin e Bombës në Bulevardin Klinton dhe në Vrasjen e Trefishtë, i kishte shkruar Kryeprokurorit të Shtetit Z. Kabashi, duke kërkuar hetime në veprimet e Gjyqtarit Francesko Florit për marrjen të mitos. Kryeprokurori i Shtetit, Z. Kabashi ia dërgoi ankesën Zonjës Jaroslava Novotna, ku ajo dha përgjigje në mars të vitit 2012 se EULEX-i nuk mund të hetonte Gjyqtarin Francesco Florit, sepse ai kishte imunitet.

Zonja Bamieh, në këtë kohë kishte vazhduar tutje dhe filloi me hetimet në rastin e Dr. Ilir Tolaj. Z. Tolaj ishte një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Z. Bamieh hetonte rastin e tij prej vitit 2010. Një prokuror i mëparshëm e nisi rastin. Z. Tolaj ishte duke u mbajtur në paraburgim nga Gjykata, ndërkohë që hetimi vazhdonte. Z. Bamieh u emërua si prokurore për të përgatitur rastin. Z. Bamieh zbuloi se në kundërshtim me rregullat e paraburgimit, Z. Tolaj po mbante një telefon celular në qelinë e burgut. Njësia Kosovare Kundër-Korrupsionit po përgjonte telefonin e tij. Kopjet e shkruara të përgjimeve përcilleshin te Z. Bamieh, në administrimin e duhur për kryerjen e detyrave të saj.

Një kopje e shkruar të bisedave të përgjuara në Maj dhe Qershor të vitit 2012 i kishin sugjeruar z. Bamieh se Z. Tolaj kishte siguruar që kolegët e tij të flisnin me Gjyqtarin Florit në emër të tij. Z. Bamieh besonte se në kopjen e shkruar të përgjimeve sugjeronte se Gjyqtari Florit kërkonte të ndikonte në Z. Bamieh dhe ne hetimin e EULEX-it në rastin Tolaj dhe nëse do të ishte e nevojshme do ta largonte zonjën Bamieh prej rastit.

Përgjimet e mëtutjeshme i dhanë një shkak shtesë për shqetësim mbi pavarësinë e zonjes Novotna. Në 18 qershor të vitit 2012, zonja Bamieh i shprehi këto shqetësime në një email për zonjën Novotna, kopjuar edhe për menaxheren e saj Signe Justensen dhe Silvio Bonfigli (Shefi i Drejtësisë të EULEX-it):

“Nuk dua të bëj asnjë akuzë por emri yt është përmendur në të gjitha përgjimet e mia ndaj të dyshuarve ndërkohë që një person kërkon të më heq nga rasti dhe dikush tjetër të vendosë dhe ta hedh poshtë rastin për ta liruar Tolajn. Jam e shqetësuar mbi përgjimin e fundit të sotëm, kur Ejup Kamberi i thotë të dyshuarit se ti do të takohesh me mua për të diskutuar në lidhje me rastin të martën me 19 qershor në orën 10 para dite, koha kur në kemi planifikuar takimin në lidhje me rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton. Jam e befasuar se si e dinin ata se ne do të takoheshim? Kisha ri-planifikuar ketë takim sot, në ora 5 pas dite. Besoj se e vetmja bisedë do te jetë në rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton? E konstatoj këtë gjë shumë të dyshimtë dhe do doja të pyesësh kush në zyrën tende e dinte se ne do të takoheshim nesër në ora 10 para dite.

Në të vërtetë, ashtu ndodhi: në takim u bisedua mbi përgjimet midis Z. Novotna dhe Z. Bamieh dhe nuk kishte të bëjë asgjë me rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton. Ashtu siç u tregua në kopjen e shkruar të përgjimeve dhe plotësisht në kurdisjen drejtuar zonjës Novotna, takimi u fokusua mbi hetimin në rastin Tolaj. Për më shumë, ndërkohë që Z. Novotna vuri në diskutim subjektin e dyshimeve për korrupsion kundër gjyqtarit Florit, ajo nuk i zbuloi zonjës Bamieh se ajo kishte pranuar të njëjtat dyshime edhe prej Z. Qerimit që zonja Bamieh i kishte ngritur për sjelljen e Gjyqtarit Florit.

Z. Bamieh kishte caktuar takim me zonjën Novotna më 19 qershor 2012, por për shkak të përgjimeve që ajo i kishte pranuar dhe shqetësimit që shkaktuan këto përgjime, zonja Bamieh u takua me zonjën Novotna në mbrëmje. Zonja Bamieh i dorëzoi Zonjës Novotna një version në gjuhën angleze në lidhje me Vendimin për fillimin e hetimeve për rastin e Vizitave në Burg. Ky ishte një dokument kyç i procedurave në procesin e dënimit dhe ishte i njohur për zonjën Bamieh dhe zonjën Novotna të ishte një dokument sekret që nuk do të duhej t’i zbulohej mbrojtjes. Zonja Bamieh ia kishte shpërndarë vetëm zonjës Novotna.

Në përgjimet në vijim u regjistrua se Vendimi mbi fillimin e hetimit u lexua prej ndërmjetësve të zotit Tolaj në ditën pasuese (me 19 qershor 2012) rreth mesditës. Ishte përkthyer prej anglishtes në shqip. Zonja Bamieh, si rrjedhoje, besonte se ishte i njëjti dokument që ajo i dorëzoi Zonjës Novotna një natë më parë. Kur është pyetur në lidhje me këtë, Zonja Novotna shpjegoi se ky dokument kishte qenë në dispozicion prej burimeve të tjera, duke përfshirë edhe gjykatën. Sidoqoftë, zonja Bamieh ishte në dijeni se i njëjti dokument prej gjykatës do të kishte qenë në shqip.

Një përgjim i mëtutjeshëm i datës 19 qershorit sugjeroi se ky dokument u nda edhe me z. Tolaj. Regjistrimi i përgjimit thoshte:
“Desha të takohemi diku sepse ai ka gjetur disa letra dhe do t’i jap ato, kështu që doktori t’i lexojë. Ato janë në anglisht… mbaji, merri”.
Zonja Bamieh besonte se “ai” i cituar më lartë iu është referuar dikujt prej zyrës së zonjës Novotna; dhe “Doktori” iu është referuar Tolajt (që ishte një Doktor, dhe kolegët e tij iu referuan ashtu në shenje respekti dhe/ose përkëdhelje. Zonja Bamieh ishte e shqetësuar, si rrjedhoje, sepse kopjet sugjeruan se Gjyqtari Florit i kishte siguruar zonjës Novotna dokumente të ndjeshme për t’i përhapur.

Kishte gjithashtu aludime prej përgjimeve se z. Florit kërkoi nga zonja Novotna që ta zëvendësoje zonjen Bamieh në rast.
Kishte gjithashtu kërcënime në këto përgjime se ishte një plan që dikush do të angazhohej të sulmojë fizikisht zonjën Bamieh.
Zonja Bamieh ngriti këto çështje me menaxheren e saj zonjën Signe Justesen me 25 qershor 2012:
Ekziston një përgjim ku dikush gjoja iu tha se qeveria britanike nuk më punësoi mua në EULEX dhe si rrjedhojë është vështirë të më heqin mua!! Ata kanë gjithashtu detaje personale mbi punësimin tim në EULEX!!

Gjithashtu përgjimet përmendin Lojtarin Italian që punon me Novotnan. Do të pyes Silvion që për qëllime sigurie, do të diskutoi këtë rast vetëm me ty dhe atë.
Gjithashtu, më 25 qershor 2012, zonja Bamieh përgatiti një raport për Silvio Bonfigli (raporti 2012 lidhur me Tolaj), ai atëherë ishte Shefi i Drejtësisë:

“E ndjej se rrjedhjet janë bërë shumë të dukshme dhe mund të ishin implikuar zyrtarë të lartë, si dhe nëpunës lokalë. Përgjimet përmbajnë kërcënime për të më rrahur dhe gjithashtu për t’i rrahur disa gazetarë… sidoqoftë këto dalin në shesh ndërkohë që prapa skenave punojnë nëpunësit e EULEX-it. Duket se kishte një numër të takimeve midis ndërmjetësuesve të Tolajt dhe stafit të EULEX-it. Është e qartë se një Vendim mbi fillimin e hetimeve të cilin ia dhashë Jaroslava Novotnes me datën 18 qershor 2012 në 6:30 PD, iu lexua të dyshuarve më pak se 7 orëve pasi unë ia dhashë… Si rrjedhojë, në zyrën e saj u lexuan dokumente sekrete të gjykatës në shkelje të Nenit 311 të Kodit Penal të Kosovës dhe shpresoj se kur personat do të jenë kapur nuk do të konsiderohej vetëm një shkelje e vogël disiplinore… Gjithashtu duhet të shtoj se gruaja e z.Tolaj dhe gra të tjera flisnin se do të më rrahin dhe gjithashtu flisnin se do t’ia thyejnë krahët dhe këmbët e disa gazetarëve. Ata pretendojnë se kanë asgjësuar disa dëshmitarë dhe do të asgjësojnë disa të tjerë.”

“Unë e raportoj atë çfarë duket se është shkelje serioze dhe kërkoj që EULEX-i ta hetojë këtë për sigurinë time, për integritetin e hetimit tim dhe për imazhin publik të EULEX-it. Ju lutem ta keni në mendje se ne jemi këtu për të dhënë një shembull për policinë, gjyqtarët dhe prokurorët vendor. Të gjithë oficerët e task forcës anti-korrupcion i dinë për këto përgjime. Si rrjedhojë nëse asgjë nuk është parë të jetë bërë nga ana e EULEX-it, kjo do të paraqiste një imazh shumë të keq për EULEX-in… Si mund t’ju themi task forcës tonë anti-korrupsion se ne jemi këtu për të shkatërruar korrupsionin kur ata dëgjojnë përgjime të kësaj natyre dhe asnjë hetim nuk është bërë? Çfarë do të mendojnë nëse aktakuza ime nuk është konfirmuar ose Tolaj do të lirohej prej burgut papritmas?… Kjo është një çështje kohe bombe politike dhe EULEX-i duhet të luftojë kundër kësaj dukurie sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjithashtu, me 25 qershor 2012, zonja Novotna është përgjigjur në shqetësimet e paditëses në një letër për Zonjën Justesen. Zonja Novotna mori parasysh kornizat për ndjekje penale të vendorëve kosovarë që kishin të bëjnë më shqetësimet e zonjës Bamieh. Zonja Novotna kishte kërkuar “një shpjegim mbi çfarë baze u bë konkludimi se ekziston një dyshim i arsyeshëm se personat e lartpërmendur kanë kryer vepra penale specifike”.

Zonja Novotna vuri në dyshim nëse EULEX/PSRK kishte jurisdiksion për të marrë parasysh çdo ankesë penale që doli prej veprimeve të personave kosovare të identifikuar në shqetësimet e zonjës Bamieh. Ajo kërkoi informacione të mëtutjeshme kështu që ajo të mund të merrte një vendim nëse duhej të kryente një hetim.

Më 26 qershor të vitit 2012, emaili i dërguar prej zonjës Novotna, që tregoi ndërhyrjen potenciale në hetimin e zonjës Bamieh, dhe kjo u ngrit prej Allen Cansick, një koleg i dërguar gjithashtu prej Britanisë së Madhe. Ombuspersoni Evropian ka bërë të ditur në nëntor të vitit 2014 se Raporti Bonfigli është “humbur” nga EULEX-i.

Në një shkelje të mëtejme të rregullave të burgut, duket se Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi kishte lejuar që Tolaj të vizitohet në burg prej të dyshuarve në një rast tjetër për krime financiare. Kjo ishte një çështje, në të cilën zonja Bamieh u mbështet në një aktakuzë të hartuar kundër oficerëve të burgut që kishin të bëjnë me rastin. Kjo padi u mbështet prej menaxheres së saj Z. Justensen. `

Sidoqoftë, në një email të 25 qershorit 2012, zonja Novotna kishte udhëzuar zonjën Bamieh që të heqë dorë nga kjo padi mbi bazën e provave të pamjaftueshme mbi qëllimin kriminal.
Më 26 qershor, zonja Bamieh i ishte përgjigjur letrës së 25 qershorit 2012 të zonjës Novotna. Zonja Bamieh u shpreh e befasuar me qëndrimin e zonjës Novotna. Zonja Bamieh tërhoqi vëmendjen se nuk kishte asnjë kërkesë që zonja Novotna të merr parasysh nëse një hetim ishte i domosdoshëm dhe se zonja Bamieh ishte “e befasuar se [zonja Novotna] do të duhej të merrte një vendim në lidhje me këtë.

Zonja Bamieh vazhdoi:
“Ashtu siç e dini, ishin një numër i përgjimeve telefonike në këtë rast në të cilat ju ishit përmendur. Personalisht në asnjë fazë nuk kam sugjeruar se ekziston ndonjë e vërtetë në këto. Sidoqoftë, tentimi për ndërhyrjen tuaj në këtë rast nga shumë vëzhgues do të dukej si shumë i dyshimtë.

Po e zgjedh këtë vepër vetëm sa për të nisur hetimin, sidoqoftë, do të mund të kisha ngritur padi për ushtrimin e ndikimit. Është e qartë se individë të caktuar kanë përdorur ndikimin e tyre për tu dhënë të tjerëve një privilegj të cilin nuk kishin të drejtë ta kenë”
Do të ju rikujtoj se kur ndodh një shkelje, përndjekja është E DETYRUESHME. Kjo nuk është një shkelje me një domethënie të vogël sipas Nenit 7 Kodit Penal të Kosovës dhe gjithashtu nuk ka një përcaktim prokurorial në Kosovë që do të mund të ndalonte hetimin mbi bazën nëse kjo është apo jo një çështje disiplinore. Ajo çfarë është e rëndësishme është se ka vlerësime të rëndësishme mbi Sundimin e Ligjit. Rasti tregon për ndërhyrje politike epidemike në Kosovë.
Në lidhje me dënimin e figurave madhore në administratën e Burgut, kjo tregon se korrupsioni nuk do të pranohej aty. Ne kemi katër zyrtarë të burgut të cilët duke u mbështetur në pozicionin e tyre do të duhej të dinin se një urdhër gjykate është i nevojshëm për një individ për të vizituar një të burgosur, dhe pa një të tillë, individi si vizitor do të kishte fituar materialisht në mospasjen e urdhrit të gjykatës. Në këto rrethana aty (sic.) keqpërdorimi i pozitës mund të ishte i qëllimshëm për t’u dhënë individëve një fitim të tillë. “
Me datën 30 qershor 2012, Zonja Bamieh dërgoi një dokument të shkruar të përgjimeve me një email shpjegues tek Shefi i Drejtësisë, Zoti Bonfigli.

“Do të shihni se në email ata diskutojnë Vizitat në Burgun Vendimin mbi fillimin e hetimeve në orën 1 pasdite pasi ia kam dhënë një version në gjuhën angleze Jaroslavës dhe është e qartë se çfarë janë duke diskutuar dhe se ata e kanë parë atë ndërsa ata flasin për një listë të njerëzve dhe Astrit Haraqinë.

“Zonja Bamieh kishte ngritur shqetësimet e saj edhe me Andy Sparks, Zëdhënësi britanik i Misionit dhe ish ambasadori britanik. Ajo i ka dhënë të gjitha kopjet e shkruara të përgjimeve dhe e ka informuar mbi shqetësimet e saj. Ai i ka marrë ato dhe ka thënë se do t’ia lë që Shefi i Drejtësisë (Zoti Bonfigjli), të merret me to. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha kopjet e Raportit Bonfigli u zbuluan të ishin zhdukur dhe kur u krye një kontroll, vetëm kopjet e shkruara që ajo ia kishte dhënë zotit Sparks u gjetën në zyrën e tij. Zoti Bonfigli dhe Shefi i Misionit në atë kohë, zoti De Marnac nuk ishin në dijeni se ajo ia dha këto zotit Sparks. Çdo gjurmë e raportit të saj ishte zhdukur, përveç asaj që ia dha zotit Sparks. Nuk kishte shënime ose emaile të këtyre takimeve ose biseda në lidhje me subjektin se çka kishin thënë ose si ata kanë arritur në çdo përfundim ose vendim, ndërsa është disi befasuese se si Zoti Jacques ka pranuar pa ndonjë dëshmi dokumentuese të mbështesë pohimet e tij.

Në fillim të korrikut 2012, Zonja Bamieh e thirri Gjykatësin Florit në zyrën e saj për të diskutuar. Gjykatësi Florit ka pranuar në takim se ai është takuar me Ejup Kamberin gjashtë herë në raste të veçanta. Gjykatësi Florit i ka pranuar këto takime duke i thënë zonjës Bamieh se qëllimi i këtyre takimeve ishte për të diskutuar mbi tezën e doktoratës të zotit Kamberi dhe për të marrë pjesë në një konferencë. Në deklaratën e tij, Gjykatësi Florit ka thënë se me zotin Kamberi ka diskutuar në lidhje me një rast tjetër – rasti i zotit Fatmir Limaj. Zonja Bamieh beson se kishte përgjime edhe në rastin FL dhe se ishin përmendur mito në këto përgjime. Gjykatësi Florit ka deklaruar se ka diskutuar edhe për raste të tjera me zotin Kamberi, rasti KL.

Gjyqtari Francesko po ashtu ka deklaruar se ai ka vazhduar të takohet me z. Kamberin tutje por z. Kamberi kishte ngritur çështjen e Tolajt. Në lidhje me këtë çështje Gjyqtari Florit ka thënë se, ai e kishte nxjerr jashtë z. Kamberin nga zyra e tij. Për më shumë ai ka deklaruar për këtë përshtypje që ti mundësojë Z. Bamieh që të merret me këtë pjesë gjatë gjykimit të Tolajt. Në këtë kohë Z. Bamieh beson se ka pasur hetime të brendshme nga Z. Bonfigli.

Deklaratat e Gjyqtarit Francesko kanë ngritur shqetësimet e Ankueses në lidhje me korrupsionin e mundshëm. Z. Bamieh ka besuar se si një nga Gjyqtarët më të vjetër në Kosovë, Gjyqtari Florit është dashur të raportoj qasje të tilla më mirë se sa të priste që Z. Bamieh ta thërriste atë në zyre të saj dhe ta pyes në lidhje me përgjimet. Për më shumë Z. Bamieh është informuar jo zyrtarisht nga një Gjyqtarë Britanez se ka pasur dyshime se Prokurorët kanë “hedhur poshtë” një prej rasteve për të cilat Gjyqtari Francesko tani e kishte pranuar se I kishte diskutuar me Z. Kamberin.

Më shqetësuese për zonjën Bamieh ishte se Gjykatësi Florit kishte pranuar gjithashtu për zonjën Bamieh se dyshimet për marrjen e pagesave prej të dyshuarve ishin në lidhje me të sepse ai kishte një depozitë prej 300.000 euro në llogarinë e tij gjatë kohës së gjykimit të rastit të Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1, për të cilin ai tha se kishte për të paguar hipotekën në atë kohë. Zonja Bamieh nuk e ka besuar këtë shpjegim.

Ngjarjet prej Dhjetorit 2012 deri në Korrik 2013

Zonja Bamieh në ngritjen e shqetësimeve të saj kishte pasur mbështetjen prej zonjës Justesen, ndërkohë që zonja Justesen ishte menaxherja e zonjës Bamieh. Në janar të vitit 2013, sidoqoftë, zonja Justesen u largua dhe u zëvendësua nga z. Ratel.
Procesi Tolaj filloi në janar të vitit 2013. Ky proces vazhdoi deri në qershor të vitit 2013. Zoti Tolaj u gjet i fajshëm për shmangie të taksave dhe falsifikim të dokumenteve, por ai u shfajësua prej një numri të akuzave më serioze.

Gjatë vitit 2013, zonjës Bamieh ishte ngarkuar me detyrën për të përgatitur rastet për akuzat e mëtutjeshme që buronin prej Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton (“Clinton Bombing 2”). Këto u lidhën me rastet kundër të dyshuarve të tjerë përveç atyre të cilët u dënuan në rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1.

Në apo rreth qershorit 2013, zonja Bamieh u takua me njërin prej të dyshuarve të dënuar në rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1, për të siguruar prova për rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 2. I Pandehuri i bëri një seri zbulimesh zonjës Bamieh, që i dhanë asaj shkak për shqetësim. Ai ka deklaruar se ekzistonte implikim i gjerë i krimit të organizuar në rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1 dhe se ata kishin planifikuar për të porositur dikën për të vënë bombë në automjetin e zonjës Bamieh për të përmbysur dënimin përmes shkaktimit të vdekjes të zonjës Bamieh. Ai tha se një shifër prej 20.000 euro u ofrua për dikën për ta realizuar këtë bombardim.

Për më shumë, ai deklaroi se i kishte paguar para Gjykatësit Florit gjatë procesit të rastit të Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1 në një përpjekje për të siguruar lirimin e tij. Ai deklaroi se e kishte financuar këtë gjatë shitjes së tokës. Nga ajo që Zonja Bamieh kishte kuptuar ishte se kjo mito ishte e pasuksesshme dhe individi u dënua sepse Gjykatësi Florit kishte kërkuar një pagesë prej 300.000 eurove prej secilit tre të pandehurve. Ata i kanë dhënë 300.000 euro në tërësi. Si rrjedhojë, vetëm njëri (individi që ishte i përgjegjshëm për dhënien e parave Gjykatësit Florit) u lirua dhe mbetën dy prej individëve, prej të cilëve Gjykatësi Florit nuk besoi se do të jepnin pjesën e tyre prej 300.000 eurove, dhe u dënuan me 25 vjet burg.

Edhe pse zonja Bamieh nuk e dinte nëse ky raport ishte i saktë, ishin faktorë tjerë që e çuan të besojë se raporti ishte shumë pak i besueshëm. Për mendimin e saj, i pandehuri nuk kishte asgjë për të fituar prej këtij zbulimi për shkak se ai nuk e kishte mohuar implikimin e tij në rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton dhe nuk kërkonte që dënimi i tij për rastin e Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1 të përmbysej. Ai e pranoi dënimin. Ai gjithashtu i tregoi asaj dokumentet.

Një kategori të provave për të cilat i pandehuri i kishte treguar zonjës Bamieh dukej të dëshmonin shitjen e tokës të cilës ai iu referua. Sidoqoftë, nuk kishte dëshmi për të treguar se veprimet prej kësaj shitjeje i ishin dhënë Gjykatësit Florit. Zonja Bamieh mori parasysh faktin se vështirë se provat prej këtij tranzaksioni do të ishin në dispozicion dhe do të ishin përmes natyrës së tyre të kundërligjshme.

Një dokument tjetër që i pandehuri i kishte dhënë zonjës Bamieh pas një kohe, gjatë qershorit apo korrikut të vitit 2013 ishte një letër prej zonjës Novotna për një prokuror të shtetit të Kosovës, që e kishte datën e shkurtit 2012. Zonja Bamieh nuk e kishte parë atë deri atëherë. Qëllimi i letrës ishte të përgjigjej në një kërkese të bërë nga prokurori për zonjën Novotna për të hetuar dyshimet se gjykatësi Florit ishte i fajshëm për veprime korruptive gjatë procesit të rastit të Shpërthimit të Bombës në Bulevardin Klinton 1. Në letrën e treguar zonjes Bamieh, zonja Novotna mohoi të hetonte ndonjë dyshim të tillë mbi bazën se nuk kishte prova për to dhe, në çdo rast, Gjykatësi Florit gëzonte imunitet të plotë prej arsye të statusit të tij si gjykatës i EULEX-it.

Zonja Bamieh ishte thellësisht e shqetësuar për këtë letër për tri arsye kryesore:
Nuk ishte e qartë për zonjën Bamieh pse zonja Novotna ishte kompetente të pranonte apo të refuzonte hetimet për një dyshim aq serioz, Zonja Bamieh i kishte ngritur shqetësimet e saj në lidhje me Gjykatësin Florit drejtpërdrejt tek zonja Novotna disa herë midis marsit 2012 (data e letrës) dhe qershorit/korrikut 2013 (data kur zonja Bamieh u njoftua për letrën), por zonja Novotna nuk ia kishte përmendur kurrë zonjes Bamieh këtë kërkese të dëshmitarit, dhe sipas atyre që zonja Bamieh ishte në dijeni, zonja Novotna nuk ia ka treguar këtë kërkese ose vendim asnjë personi që kishte të bëjë me shqetësimet e zonjës Bamieh të cilat i kishte ngritur te zonja Novotna. Ishte e qartë për zonjën Bamieh se informatat për çdo bisedë lidhur me shqetësimet e Gjykatësit Florit iu paraqitën zonjës Novotna në mars të vitit 2012 (tre muaj para se zonja Bamieh të interesohej) dhe zonja Bamieh konsideroi se fshehja e qartë e këtij fakti nga zonja Novotna nuk ishte qartë e shpjegueshme.

Zonja Bamieh ishte në dijeni se nuk kishte një imunitet të tillë për Gjykatësin Florit dhe si rrjedhojë, baza e zonjës Novotna për të mohuar nisjen e hetimeve në mars të vitit 2012 ishte jo korrekte. Mungesa e këtij imuniteti u konfirmua më pas në hetimin e Rastit Hija (Ghost).
Zonja Bamieh fiksoi një takim diku me 20 shtatori të vitit 2013 me zotin Borchardt, atëherë ishte Shef i Misionit për të diskutuar informacionet të cilat i pandehuri ia kishte thënë. Si pjesë e takimit, zonja Bamieh i dorëzoi kopje të dokumenteve dhe informacioneve të cilat i pandehuri ia kishte dhënë asaj dhe të Raportit Bonfligli (“Zbulimi i Shtatë i Mbrojtur”), kur zonja Bamieh kishte parashtruar ankesën e saj në gusht të vitit 2013 pas hetimit për parkimin kundër saj. Ajo i dha Borchardtit një dosje të provave mbështetëse që i ka përfshirë në raportin e saj, por jo edhe letrën e zonjës Novotna ku ishte emëruar një oficer për të bërë një hetim paraprak. Zonja Bamieh i dorëzoi ankesën dhe dosjen me dokumente mbështetëse zonjës Fearon dhe ajo firmosi për të. Ajo më vonë kishte biseduar me zotin Borchardt në takimin që ndodhi në shtator/tetor 2013.

Zoti Borchardt ishte dakord me zonjën Bamieh se dështimi i zonjës Novotna për të diskutuar kërkesën e familjes së të dyshuarit në rastin Klinton për një hetim për zotin Florit kërkon një shpjegim të mëtutjeshëm. Zonja Bamieh i kërkoi në mënyrë specifike zotit Borchardt të sigurohet se zonja Novotna mos të ketë mundësi që ta ekspozojë dhe dëmtojë zonjën Bamieh si rezultat i asaj se zonja Bamieh e kishte zbuluar këtë informacion. Zoti Borchardt pranoi që të sigurojë mbrojtje për zonjën Bamieh.

Me 27 maj të vitit 2013 EULEX-i vendosi se automjeti i zonjës Bamieh kërkonte një masë të sigurisë shtesë. Me 12 qershor të vitit 2013 masa për sigurimin e automjetit u tërhoq. Emaili komunikues u dërgua nga Artan Grantolli, që ishte i përgjegjshëm për çështjet e sigurisë së veturave. Zonja Bamieh u përgjigj, duke kopjuar edhe zotin Ratel:
“Më është premtuar se ndërkohë që mbrojtja ime është në një nivel të ulët [duke nënkuptuar se ajo nuk kishte një ekipe mbrojtëse të afërt për ta mbështetur], unë do të kisha një automjet që do të ishte caktuar vetëm për mua për arsye të sigurisë”.

Njësia Speciale e Policisë kishte dhënë një deklaratë që ishte marrë prej Njësia e Hetimeve për Krim të Organizuar [kjo u lidh më kërcënimet të zbuluara prej dëshmitarit se në rastin e Shpërthimi të Bombës në Bulevardin Klinton 2 ishte një kërcënim me jetë me një bombë të automjetit kundër zonjës Bamieh] duke treguar se kërcënimi kundër meje është i vërtetë dhe i vazhdueshëm. Ishte e qartë se TAK mori këtë qëndrim se kisha nevojë të më caktonin një makinë mua personalisht”.

Zonja Bamieh beson se ky vendim u mor prej Jonathan Ratel ndoshta në mënyrë të pavarur ose më udhëzimet e zonjës Novotna.
Me 23 korrik 2013, zonja Bamieh u informua se EULEX-i nuk do të hetonte më Gjyqtarin Florit mbi asnjë prej problemeve që ajo i ngriti para një viti më parë.
Zonja Bamieh u nënshtrua në dy hetime disiplinore, që ishin të dyja të mbikëqyrura prej zotit Ratel dhe të aprovuara prej zonjës Novotna.
Me 13 dhe 15 korrik të vitit 2013, zonja Bamieh, në vend se të parkojë makinën e saj në parkimin e mbyllur, e ka lënë në rrugë e cila nuk kishte lëvizje të shpeshtë, afër me kampin e NATO-s dhe jo në një parkim të sigurt. Kolegët e zonjës Bamieh shpesh e bënin të njëjtën gjë. Ishte një shkelje e rregullave, por më e keqja që mund të ndodhej si mënyrë dënimi e shkeljes së këtij rregulli ishte një email i cili do t’i dërgohej individit në fjalë duke i thënë të mos e përsëris më këtë. Me datën 23 korrik të vitit 2013, sidoqoftë zonja Bamieh u informua se ishte subjekt i procedurës formale disiplinore kundër zonjës Bamieh (“Hetimi mbi Parkimin”).
Disa vite me radhë e bija e zonjës Bamieh dhe miq të saj e kishin vizituar Kosovën. Shoqja e bijës së saj e kishte shoqëruar zonjën Bamieh gjatë këtyre udhëtimeve për disa vite me radhë si mënyrë e përvojës joformale të punës. Këtë gjë e dinin të gjithë menaxheret e zonjës Bamieh (z. Arnal, z. Geurrof dhe z. Justesen), ashtu siç edhe e kishte konfirmuar zonja Justensen më vonë. Në gusht të vitit 2013, zonja Bamieh mori një studente vendore të juridikut për praktikë/përvojë pune. Me 5 gusht të vitit 2013, edhe kjo u bë subjekt i një procesi disiplinor formal (“Hetimi për Përvojë të Punës”).

Natyra e Hetimeve Disiplinore ishte penguese dhe luftuese kundër zonjës Bamieh. Zonjës Bamieh iu refuzua e drejta për të marrë deklarata prej dëshmitarëve potencial. Zonja Bamieh e mori këtë si konfirmim se qëllimi i vërtetë për Hetime Disiplinore nuk ishte të hetojë asnjë shkelje të zonjës Bamieh, por ishte një përpjekje për ta ekspozuar atë në dëm të saj dhe si rrjedhojë të parandalojë hetime të mëtutjeshme mbi subjektin e zbulimeve të saj.
Një takim në fund të prillit në fillim të majit 2013 kur kishte shkuar për pushim vjetor në Britaninë e Madhe, zonja Bamieh e informoi qeverinë e saj mbi shqetësimet mbi trajtimin që i kishin bërë asaj.

Pastaj zonja Bamieh e pyeti EULEX-in pse ajo ishte subjekt i një hetimi për parkim kur Florit dhe Novotna nuk ishin hetuar për korrupsion, në një letër të gjatë shkruar shefit të misionit. Gjatë hetimeve, hetuesi e ka informuar atë se çdo gjë e raportuar kundër gjyqtarit ose zonjës Novotna do të duhej tu zbulohej atyre.
“Të gjitha raportet në lidhje me një gjyqtar ndërkombëtar dhe/ose një prokuror ndërkombëtar do ti kopjohen Presidentit të Asamblesë të Gjyqtarëve të EULEX-it dhe/ose Shefit të Prokurorëve të EULEX-it respektivisht”.

Zonja Bamieh deklaroi:
Hetimi ishte një trajtim më pak i favorshëm, ishte viktimizimi dhe denoncimi për informim dhe zbulim të korrupsionit. Të dyja këto janë të ndërlidhura dhe nuk mund të veçohen artificialisht dhe një hetues për ta bërë këtë do të thotë të mos shikosh në prova në tërësi dhe si rrjedhojë hetimi do të ketë të meta qysh prej fillimi”.
Lexoni me vëmendje cilat janë përgjegjësitë e Shefit të Misionit dhe cilat janë përgjegjësitë e EULEX-it nën Standardet të Përgjithshme të Sjelljes, nën Direktivën e Kornizës të Këshillit dhe Rezolutës të Parlamentit 1729/2010 dhe neni 12 mbi rregulloret e stafit, komunikimin e vendimit të Këshillit Evropian, i datës 6 qershor të vitit 2012. Kjo është vetëm për të emëruar disa prej shkeljeve të bëra kundër meje.

Me datën 23 gushtit 2013, EULEX-i ritheksoi se qëllimi i hetimit mbi dyshimet e zonjës Bamieh për korrupsion do të ishin të kufizuara për Gjyqtarin Florit dhe nuk do të përfshinin zonjën Novotna. Ky ishte vendimi i Shefit të Misionit, z. Borchardt. Kjo do të thotë se shqetësimet e zonjës Bamieh mbi rolin e zonjës Novotna në lidhje më nënshtrimin dhe dëmtimin e saj nuk do të hetohej në asnjë mënyrë që të priste për këtë. Zonja Bamieh beson se kjo është shkelje e drejtpërdrejt e Planit e Operativ të EULEX-it (OPLAN), që thekson se duhet t’i jepet përgjigje çdo ankese. Zonja Bamieh asnjëherë nuk ka pranuar një përgjigje për ankesën e saj.
Në përgjigje të këtyre hetimeve dhe shqetësimeve më të gjera, zonja Bamieh ka parashtruar një ankesë me datën 26 gusht 2013.

Zonja Bamieh besonte se qëllimi i Hetimeve Disiplinore ishte që ta bëjë jetën dhe punën e saj të pa tolerueshme dhe të shkaktojë dorëheqjen e saj, dhe si rrjedhojë të sjellë një fund për çdo hetim tjetër të do të buronte prej zbulimeve të saj.
Ankesa e 26 gushtit në vitin 2013 u referua për çështjet e mëparshme në lidhje me Gjykatësin Florit dhe përgjimet dhe pretendohet se nuk ka pranuar mbrojtje të mjaftueshme prej atyre ndaj të cilave ajo i ka ngritur dyshimet. Ajo inter alia deklaroi, lidhur me Vendimin mbi fillimin e hetimeve, i referuar si më lartë:
“Jaroslava mohoi çdo implikim dhe pretendoi se ajo ka mbajtur vendimin mbi fillimin e hetimeve në një vend të sigurt ku asnjëri nuk mund të kishte qasje. Kjo megjithatë kishte rrjedhur prej përgjimeve ku të dyshuarit dinin detaje mbi përmbajtjen e vendimit tim”.

Zonja Bamieh vazhdoi:
“EULEX-i ka përdorur imunitetin si mbulesë për vendime të qarta politike”.
“Në mëngjes po të njëjtën ditë në orën 10 me datën 23 korrik, Sean Early më njoftoi për hetimin e parë kundër meje. Orari i këtyre vendimeve më dha shkak të rëndë për tu shqetësuar. Kjo supozon një lidhje të qartë midis vendimit për të më hetuar dhe vendimit për të mos e hetuar Gjyqtarin Florit… Orari kohor është gjithashtu domethënëse për një gjuajtje shtrigash/viktimizim për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe vendimit për të më hetuar mua që u bënë në të njëjtën kohë:
“Mua më informuan se ata do të vazhdojnë të hetojnë rastin GHOST (Hijen) për të cilin u informova me datën 23 gusht të vitit 2013. Kjo ndodhi pas emailit tim në lidhje me hetimin tim; besoj se ky ishte vendimi që u bë pasi avokatët e mi ngritën çështjen me Bashkimin Evropian. Sidoqoftë hetimi është vetëm në lidhje më Gjyqtarin Francesco Florit dhe nuk mbulon zonjën Novotna”.

“Në vend se këto çështje të trajtoheshin në zyrë, duket se çështjet lidhur me mua janë kaluar drejtpërdrejt në Njësinë Ligjore Hetuese për tu hetuar”.
Në një email për Jonathan Wellford – Carroll dhe të tjerë me datën 15 gusht të vitit 2013, zonja Bamieh deklaroi:
“Besoj në mënyrë të vendosur se jam seleksionuar për trajtim më ndryshe, më pak të favorshëm, në dëmin tim thjeshtë për faktin se jam nën hetime. Kur asnjë hetim nuk u ndërmor kundër individëve [sic] për shkelje më serioze”.
Deklaratat disiplinore u dëgjuan së bashku më 27 gusht 2013. Hetimi mbi Përvojën e Punës, u hodh poshtë sepse nuk kishte asnjë bazë për një shkelje. Hetimi mbi Parkimin rezultoi me një paralajmërim të drejtuar zonjës Bamieh.

Me datën 3 tetor 2013, zonja Bamieh ka bërë ankesë kundër këtij paralajmërimi dhe gjatë procesit të kësaj ankese e ka bërë qartë se ajo konsideronte veten si denoncuese që po dëmtohej.
Paneli disiplinor u takua me datën 17 shtator të vitit 2013 dhe përcaktoi një paralajmërim si dënim. Shqetësimi kryesor i zonjës Bamieh ishte viktimizimi dhe jo parkimi. Si rrjedhojë, pas këtij takimi me zotin Borchardt dhe Shefi i Drejtësisë, ajo pranoi të merr paralajmërimin, nëse Ratel dhe Novotna do ta mbronin atë prej viktimizimit të mëtutjeshëm.
Ajo tha se do te fliste me zotin Mattson.

Më pas, më 5 gusht 2014, një shënim u postua në intranetin e EULEX-it duke deklaruar se një faqe e lajmeve ka postuar një fotografi me një automjet të EULEX-it të parkuar në mënyrë të kundërligjshme. Shënimi deklaroi se kjo nuk “i jep një imazh të mirë EULEX-it”. Bamieh i dërgoi një email Zëvendësshefit të Misionit duke nxjerr një krahasim midis qasjes të marrë në rastin e zonjës Bamieh – një veprim disiplinor që rezultoi me një paralajmërim verbal – dhe qasja e marrë siç shihet qartë në rastet me disa persona të tjerë të stafit – që kishin pritur deri kur çështjet e parkimit do të bëheshin interes për shtypin dhe pastaj të parashtrohej një kërkesë për t’ju shmangur parkimit të kundërligjshëm. Zonja Bamieh besonte se kjo e theksonte edhe më tepër hetimin në lidhje me parkimin dhe kjo ishte në dëm të saj të cilit i ishte nënshtruar për shkak të zbulimeve të saj të mbrojtura.

Në shtator të vitit 2013, jo formalisht zonja Bamieh ishte njoftuar nga Matts Mattson, Shefit të Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it se ai ishte në dijeni se zonja Bamieh po i nënshtrohej dëmit nga zonja Novotna. Zoti Mattson deklaroi se zonja Bamieh do të ketë mbrojtje ndaj zonjës Novotna. Ai tha se do të vëzhgonte trajtimin e saj por kjo nuk ishte e thjeshtë, sepse ai nuk ishte një menaxher të drejtpërdrejtë.

Në Panelin origjinal të intervistimit për ristrukturim ishte parashikuar të përbëhet nga J. Novotna, M. Matson dhe një gjykatës tjetër. Për arsye që janë të paqarta, z. Mattson u zëvendësua me Gjykatësin Mikula që ishte një mik dhe gjithashtu kishte të njëjtën kombësi si J. Novotna. Kjo ishte kundër rregullave. Intervista e zonjës Bamieh ndodhi me 4 gusht të vitit 2014. Ajo u radhit e 21-ta në mesin e kandidatëve dhe ishte kandidatja me gradën më të ulët të Britanisë së madhe. Duke marrë parasysh dosjen e saj të mëparshme dhe ekspertizën, shifra ishte disi befasuese. Zonja Bamieh i ngriti këto pika shtesë në vijim:
Zonja Bamieh e ka kundërshtuar fuqimisht këtë si rrjedhojë e intervistës. Në një seri të emaileve, zonja Bamieh paraqet në mënyrë të qartë se paneli nuk do të duhej të përbëhej në këtë mënyrë. Në veçanti:
Përmes një emaili, dërguar Joelle Vachter, Shefe Zëvendësuese e Misionit, me 9 gusht 2014 dhe kopje për Nigel Hughes dhe Kenneth Deane në emër të Zyrës së jashtme të Britanisë, me kërkesë që t’i dërgohet edhe ambasadorit britanez, zonja Bamieh deklaroi se ishte e papërshtatshme që zonja Novotna e kishte për detyrë që ta intervistojë zonjën Bamieh, duke marrë parasysh shqetësimet që zonja Bamieh i kishte ngritur për sjelljen profesionale të zonjës Novotna dhe fakti se zonja Bamieh më parë kishte deklaruar dhe besonte se ajo ishte dëmtuar për shkak të faktit se ishte denoncuese kundër saj dhe ajo kishte për qëllim largimin e zonjës Bamieh prej pozitës (një qëllim që zonja Novotna do të ishte e aftë ta arrijë me rezultatet e zonjës Bamieh në këtë panel);

Përmes një emaili për Sarah Hopwood nga Njësia e Stabilizimit të Qeverisë së Britanisë së Madhe me 11 gusht të vitit 2014, zonja Bamieh deklaroi se ajo kishte ngritur ankesa të korrupsionit lidhur me Jaroslava Novotnen dhe se zonja Novotna tani e kishte intervistuar zonjën Bamieh në një panel me një mik të zonjës Novotna, që ishte Gjykatësi Mikula. Zonja Hopwood ishte përgjigjur në të njëjtën ditë dhe kishte thënë se ajo e ka pranuar këtë email dhe se ajo ua ka dërguar edhe kolegëve të saj.

Përmes një emaili me 14 gusht 2014 për Shefin e Misionit të EULEX-it, Berndt Borchardt, kur ajo nuk ka pranuar asnjë përgjigje në lidhje me emailin drejtuar zonjës Vachter me 9 gusht 2014, ku kishte pyetur se a janë respektuar parimet e vlerësimit të kandidatëve në “një mënyrë transparente dhe korrekte”, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga zonja Bamieh.
Megjithatë, intervista u krye me zonjën Novotna në panel. Paneli nën drejtimin e zonjës Novotna radhiti zonjën Bamieh në rendin e 21-të në mes të kandidatëve dhe ishte kandidatja me gradën më të ulët të Britanisë së Madhe. Efekti i kësaj, ashtu siç e dinte zonja Novotna shume mirë, ishte se zonja Bamieh do të kalonte radhitjen e EULEX-it, por duke marrë parasysh se e kishte rezultatin më të ulët si nëpunëse e deleguar nga Britania e Madhe, do të tërhiqej prej Zyrës së Jashtme të Britanisë dhe si rrjedhojë do të largohej prej Kosovës.

Procesi i intervistimit ishte gjithashtu i errët dhe i anshëm. Duke marrë parasysh dosjen e mëparshme të zonjës Bamieh në sjelljen e akuzave të suksesshme, ajo ishte një prej kandidatëve të shquar të këtij procesi (nëse jo prej më të shquarve). Ata që u radhitën më lartë se zonja Bamieh nuk kishin një dosje të krahasueshme me të.

Ajo kishte zbuluar se një numër i prokurorëve nuk kishin as kërkesat themelore që të marrin rolin e prokurorëve të EULEX-it. Kërkesat ishin të përcaktuara nga s.2 Rregullorja e UNMIK-ut 2000/6 dhe ishin shprehimisht të përcaktuara në dokumentacionin për intervistë.
Aty përfshihej kushti se duhej të kishin shërbyer për një periudhë 5-vjeçare si prokuror me orar të plotë.

Ata të cilët ishin të radhitur mbi zonjën Bamieh nuk e kishin dosjen e saj të akuzave të suksesshme;
Nuk ekzistonte një lidhje logjike në pyetjet e parashtruara për kandidatët. Pyetjet që i parashtruar zonjës Bamieh (‘çfarë ishte një akuzë” etj. ) ishin aq të thjeshta sa që nuk mundeshin t’i sjellin asaj mundësinë për të demonstruar shkathtësitë e saj.
Me datën 26 gusht të vitit 2014, Ambasadori Cliff e njoftoi zonjën Bamieh dhe të tjerët se negociatat me EULEX-in për të dakorduar kritere transparente të përzgjedhjes për një proces të ri kanë dështuar dhe se asnjë i deleguar britanik nuk do t’i garantohej zgjatja e një kontrate të re. Katër prokurorë të rinj do të përzgjidheshin, sidoqoftë, në thirrjen e re për kontribut dhe Zyra për Punë të jashtme e Britanisë do të mbështet të gjitha përpjekjet për të ri-aplikuar. Kjo do të thotë se zonja Bamieh duhet të ri-aplikonte në EULEX për të vazhduar mbajtjen e postit të saj.

Zonja Bamjeh deklaroi:
“Për arsye të faktit se bëra demaskime të mbrojtura nuk duhej të isha e intervistuar prej personit ndaj të cilit u ankova dhe kam nevojë për një garanci se nuk do të intervistohem prej Jonathan Ratel dhe Jaroslava Novotna në një thirrje të ardhshme për aplikim. Ju lutem të ma konfirmoni se statusi im si denoncuese do të respektohet në çdo thirrje të ardhshme dhe nëse nuk besoni se kam një status të tillë, ju lutem shpjegoni pse?”
Zonja Bamieh i ka zgjeruar këto dyshime në një email të shkruar me 1 shtator 2014.
“Përzgjedhja e Mikules ishte e qëllimshme dhe pyetjet ishin qëllimisht të lehta dhe nuk pasqyruan punën ose përvojën. Kam frikë se kjo duhet të shkojë tek OLAF (Zyra Evropiane për Keqpërdorim Financiar) ashtu siç është dashur të veproj në lidhje me ankesën e Jaroslava/Florit fillimisht. Fakti është se këta prokurorë këtu po i shkelin rregullat dhe individë të pakualifikuar janë radhitur më lartë sesa unë”.
Me datën 5 shtator 2014, zonja Bamieh u ftua të dorëzojë një aplikim të ri për të hyrë në EULEX. Ajo ka ngritur shqetësimet e saj tek zoti Mattson përmes përgjigjes:
“Ju lutem shpjegoni se si Jonathan Ratel dhe Jaroslava Novotna mund të nominohen për këtë panel kur kam bërë ankesa si denoncuese kundër atyre dyve!! Kjo është dizajnuar sepse e dini shumë mirë ju kishit rrjedhur emailat e mia tek Jonathan Ratel dhe të gjithë prokurorët prej ekipit tonë tani e dinë se jam ankuar kundër tyre”.

Andreë Hughes, Alexis Hupin dhe Danillo Cecarelli e kanë intervistuar zonjën Bamieh në aplikimin e dytë. Ajo ishte e pasuksesshme në aplikimin e saj për ri-emërim. Zoti Hupin nuk ishte një nëpunës i EULEX-it dhe ai ishte sjellë prej Brukselit për të marrë pjesë në intervistë. Kjo ishte një shkelje e dytë e planit operativ te standardeve. Zonja Bamieh beson se prania e zotit Hupin në panelin e intervistimit ishte për të siguruar se ajo ishte e pasuksesshme dhe ishte tregues se BE-ja donte ta largonte atë nga pozitës e saj. Edhe nëse zonja Novotna nuk ka qëndruar në panel, ajo u kishte dërguar zotit Huges dhe zotit Cacarreli një email. Zoti Hughes më herët kishte punuar në ekipin e zonjës Novotna dhe ai ishte po ashtu në panelin që i dha zonjës Bamieh paralajmërim për çështjen e parkimit, dhe zoti Cacarelli – që gjithashtu kishte punuar në ekipin e Novotnes i kishte premtuar pozicionin e zonjës Bamieh si shef i njësisë për krime financiare. Që të dyja këto kishin konflikt të interesit.
Me datën 18 tetor 2014, gjë që nuk ishte ditur nga zonja Bamieh, zoti Meucci u dërgoi një email Catherines Fearon, Joelles Vachter, Alexisit Hupin, Berndit Thran, Thomasit Hoffman, Thomasit Muehlman dhe Jaroslaves Novotna. Ky email jepte përmbajtjen e një bisede midis zotit Meucci dhe zotit Hupin. Siç është thënë më parë, zoti Hupin kishte intervistuar zonjën Bamieh në intervistën e dytë dhe ishte më shumë përfaqësues i BE-së sesa i EULEX-it.

Në emailin e tij, zoti Meucci deklaroi se:
“Kam biseduar me Alexis Hupin për mundësinë e dërrmimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve… është një detyrim kontraktual i misionit të ushtrojë detyrën e kujdesit për mirëqenien dhe shëndetin e personelit të nën punësuar, nëse është e domosdoshme edhe duke i liruar nga detyra njësitë e interesuara për kohën e domosdoshme për të ri-startuar aftësitë e shëndetit të plotë të tyre. Kjo është detyrë e jona dhe kjo është në interes të shëndetit të personelit në fjalë.
Jam i ri në këtë mision por e kuptoj se këto raste të dërrmimit mund të ndodhin dhe do të vazhdoj përgjatë drejtimit duke filluar prej rasteve individuale të cilat manifestohen në punën e përditshme të misionit.

Ne do të mund t’ju shpjegojmë këtë qasje gazetarëve. Është një garanci për mirëqenien e personelit që punojnë me ne.
Është gjithashtu e nënkuptuar se në një organizatë shumë komplekse si e jona, më qindra njerëz të punësuar, disa raste individuale mund të shkojnë të pazbuluara deri kur vijnë në dritë [sic], gjë që ndodh pasi personi jep shenja të dërrmimit.
Ky duket të jetë një prej këtyre rasteve.

Zonja Bamieh nuk ka asnjë dyshim se ky email i referohet asaj dhe se kjo qasje do të ndërmerrej (“do të mund t’u shpjegonim këtë qasje gazetarëve) për tju shpjeguar mediave për ankesat e ngritura nga zonja Bamieh dhe largimin e saj (që do të vazhdonte brenda disa ditëve). Në fakt, zonja Bamieh nuk vuante në asnjë mënyrë nga një “djegie (dërrmim)” dhe i kishte shkruar zotit Meucci vetëm katër ditë më parë duke kërkuar një vazhdim. Asnjë përpjekje nuk ishte bërë prej askujt nga FCO (Zyra për punë të jashtme e Britanisë), EULEX-i ose BE-ja për të parë nëse zonja Bamieh ishte nën stres apo të merr ndonjë hap për të identifikuar nëse vuan prej djegies/dërrmimit. Nuk kishte asnjë bazë për të supozuar se zonja Bamieh në fakt vuante prej stresit apo “djegies/dërrmimit”. Zonja Bamieh beson gjithashtu se çdo pretendim se ky ishte një rrjedhë e veprimit të propozuar në interesin e nëpunësve shpartallohet me përdorimin e frazës:
“do të mund t’u shpjegonim këtë qasje gazetarëve. Asnjë ushtrim i detyrës i përkujdesjes në emër të një nëpunësi që vuan nga “dërrmimi” nuk do të mund të justifikonte zbulimin e shëndetit të një individi para mediave. Ky email ishte në fakt plani për të llogaritur në media për shqetësimet e zonjës Bamieh dhe lirimin e saj prej punës dhe qëllimi ishte të bëhet kjo duke e njollosur zonjën Bamieh në media (“Strategjia e Medias së EULEX-it”).
Është gjithashtu e rëndësishme se palët në Strategjinë e Medias së EULEX-it përfshijnë edhe zonjën Novotna dhe zonjën Fearon, që ishte këshilltarja speciale e zotit Meucci dhe një e punësuar e deleguar nga FCO duke raportuar në FCO (Zyra për punë të jashtë e Britanisë së madhe).

Me datën 20 tetor 2014, Jonathan Ratel u dërgoi një email gjithë stafit të PSRK-së duke deklaruar se zbulimi i paautorizuar i dokumenteve të PSRK-së ishte një vepër disiplinore dhe mundësisht edhe penale.
Me datën 23 tetor 2014, zonja Bamieh ishte thirrur në zyrën e zotit Ratel. Jonathan Ratel e informoi se ajo u pezullua për shkelje të rregullave disiplinore. Zoti Ratel e shoqëroi me dy zyrtarë të sigurisë. Ai i dorëzoi një letër me datën 23 tetor, e firmosur prej Shefit të Misionit, duke e informuar atë se ajo u pezullua por pa e informuar pse. Ajo e pyeti zotin Ratel pse ishte duke u pezulluar dhe çfarë ishte e tërë kjo, ai pretendoi se nuk e dinte. Ai i kërkoi ID-në, çelësat e makinës, të cilat ajo ia dorëzoi.

Ajo nuk e ka ditur deri kur e ka pranuar shënimin disiplinor me datën 7 nëntor 2014, në të cilën asaj iu tha zyrtarisht për çfarë ishte pezullimi, edhe pse ajo kishte marr vesh jo formalisht prej disa kolegëve të saj në EULEX. Ajo ishte informuar se kishte ndodhur një grindje e madhe në mes Shefit të Misionit dhe një gazetari mbi rrjedhjet e informacionit që ishte pothuajse gati të shpërthente. Ajo kishte dëgjuar se ata besonin se të gjithë ishin nën hetime dhe ata ishin të befasuar pse zonja Bamieh u pezullua.

Pohimi se zonja Bamieh ka rrjedhur këto dokumente ishte tërësisht e pavërtetë dhe zonja Bamieh nuk i kishte dhënë asnjë informacion ose dokumente zotit Kajtazi, një gazetar nga Koha Ditore. Zonja Bamieh vendosi në atë pikë se ajo do të dalë publikisht. Mulliri i thashethemeve ishte duke vrapuar dhe disa njerëz thoshin gjera të këqija për të dhe pezullimin e saj. Kjo ishte vetëm për të mbrojtur reputacionin e saj.

Zoti Kajtazi iu afrua zonjës Bamieh për herë të parë në mbrëmjen e 27 nëntorit dhe i tha asaj se çfarë kishte ndodhur dhe si rezultat i zbulimeve të tij ajo u pezullua. Ajo e pyeti cili ishte burimi i saj por ai kishte refuzuar t’i tregonte. Ai i tregoi se ishte kërcënuar nga Shefi i Misionit dhe se ishte kundër mënyrës në të cilën ai u trajtua dhe se i kishte implikuar Raportuesit pa Kufij. Ai kishte thënë se ai do ta publikojë se ajo nuk ishte burimi, se nuk e kishte takuar drejtpërdrejtë apo në mënyrë jo të drejtpërdrejt para kësaj dhe se ajo nuk e kishte takuar asnjë prej stafit të tij.

Zoti Kajtazi bëri më vonë një deklaratë duke konfirmuar se zonja Bamieh pa dyshim nuk ishte burimi i informatave për procesin disiplinor.
Me datën 27 tetor 2014, duke qenë e pezulluar prej punës në atë që ajo konsideronte të jenë pohime plotësisht false, zonja Bamieh u kontaktua prej një gazetari i cili i tha se EULEX-i kishte jap komente jo të favorshme shtypit për zonjën Bamieh. Ajo ishte pyetur nëse do të japë një intervistë në televizion dhe ajo kishte pranuar. Intervista u transmetua me datën 30 tetor 2014.

Në mbrëmjen e intervistës së saj, ajo tha se po përgatiteshin akuza penale kundër saj dhe një mandat arrestimi ishte përgatitur për të.
Zonja Bamieh dha intervistë me një numër të gazetarëve britanikë për të ngritur çështjet e korrupsionit dhe dëmtimet që i ka vuajtur për shkak të zbulimeve të saj të mëparshme që nuk rezultuan me asnjë hetim ose përpjekje për ti adresuar shqetësimet e saj FCO-së (Zyra për Punë të jashtme e Britanisë), EULEX-it ose BE-se dhe të gjitha rrugët e tjera ishin përdorur plotësisht.

Në prill të vitit 2015, zonja Bamieh dha një fjalim para Studenteve në Media në Universitetin Ghent, Belgjikë, lidhur me përvojën e saj për korrupsionin dhe trajtimin dëmtues që e ka vuajtur si denoncuese. Një zyrtar i EULEX-it e kishte përcjellë në fjalimin e saj i cili mori shënime, por nuk kishte deklaruar në listën e aplikimit për pjesëmarrje se ishte prej EULEX-it.
Me 6 nëntor të vitit 2014, EULEX-i e plotësoi një hetim fillestar mbi pretendimet e dhënies së informatave dhe për sjelljen e misionit në diskreditim. Zonjës Bamieh iu tha se kjo mund të trajtohej si një çështje penale.

EULEX-i provoi të vazhdojë këtë hetim si “Catch-22 (gjah 22)” një pozicion për zonjën Bamieh.
Ajo e kuptoi se dëshmitari kryesor i EULEX-it që u tha se kishte pranuar informacionet e rrjedhura prej zonjës Bamieh, në fakt kishte hedhur poshtë se i kishte bërë këto pohime. Zonjes Bamieh sidoqoftë iu ndalua, që të flasë me të.

EULEX-i e njoftoi zonjën Bamieh se donte të zbulonte raportin e hetimit dhe ankesat para saj vetëm në rast se ajo nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti. Rezultati i kësaj qasjeje “Catch 22” ishte se zonja Bamieh do të mund të zbulojë rastin kundër saj nëse ajo do të merrte përsipër që të mos mbrohet nga EULEX-it (ku ajo më nuk ishte e angazhuar) dhe duke marrë parasysh se ajo ishte në dijeni për efektin e Strategjisë së Medias së EULEX-it (edhe pse në këtë fazë ajo nuk i dinte specifikat e Strategjisë së Medias së EULEX-it).
Zonja Bamieh mori qëndrimin se qëllimi i EULEX-it (duke përfshirë zotin Meucci dhe zonjën Fearon) ishte jo të parandalonte ose të hetonte shpërndarjen jo legjitime të dokumenteve, por në fakt të parandalonte zonjën Bamieh të flet në media mbi shkarkimin e saj, zbulimet e mbrojtura që kanë shkaktuar shkarkimin e saj dhe ta diskreditonin atë në sytë e publikut. Nuk ishte në realitet një procedure disiplinore aspak, por pjesë e Strategjisë së Medias të EULEX-it.
Në përgjigje të kësaj, zonja Bamieh i udhëzoi avokatët e saj në Britaninë e Madhe ku u kthye me udhëzimet e FCO-së. Avokatët e zonjës Bamieh i shkruan EULEX-it dhe pyetën:
Në çfarë arsye ata ishin ende duke e hetuar zonjën Bamieh, duke marrë parasysh se ajo më nuk ishte e punësuar prej EULEX-it;
Termat e konfidencialitetit që ajo ishte kërkuar t’i nënshkruante;
Emrat e individëve të tjerë nën hetim të cilëve u kërkuan të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti; dhe
Çdo aspekt material në të cilën marrëveshja e konfidencialitetit e kërkuar prej zonjës Bamieh ndryshonte prej marrëveshjeve të tjera të angazhuara me individë të tjerë.
Në përgjigje të letrës së avokatit të zonjës Bamieh në EULEX, EULEX-i shkruajti se avokatët duhet të deklarojnë se procesi disiplinor është ndërprerë kundër zonjës Bamieh, por një raport do të lëshohet në bazën e hetimit jo të përfunduar.
Avokatët e zonjës Bamieh kërkuan ta shohin raportin ku atyre ju thanë se ishte me FCO-në (Zyrën për punë të jashtme të Britanisë së madhe). Zonja Bamieh kërkoi raportin në FCO dhe avokatët kishin kërkuar raportin serish nga EULEX-i. Në datën e këtij shkrimi, zonjës Bamieh nuk iu dha raportin, as prej FCO-së dheas prej EULEX-it.

Me datën 16 shkurt 2015, zoti Meucci doli në televizionin kosovar Klan Kosova për të dhënë një intervistë në studio. Ai ishte pyetur për zonjën Bamieh. Ai deklaroi:
“Kjo ish prokurore erdhi me deklarata raciste dhe diskriminuese etnikisht kundër italianëve, rumunëve, grekëve dhe kosovarëve që tha se ata kanë më shumë korrupsion sesa nacionalitetet e tjera”
Kjo deklaratë është tërësisht false. Zonja Bamieh nuk bëri deklarata të tilla “raciste dhe etnikisht diskriminuese”. Zonja Bamieh ishte e martuar me një grek nga Qipro, e bija e saj është greke dhe ajo ka gjithashtu fise italiane. Kjo ishte vetëm pjesë e një fushate për ta diskredituar ajo edhe është Strategjia e Medias së EULEX-it për ta denigruar atë në sytë të publikut kosovar me mendimin e minimizimit të efektit të zbulimeve të korrupsionit të EULEX-it që ajo i kishte ngritur dhe ata kishin refuzuar të përgjigjen.
Si rrjedhojë, ankesa e zonjës Bamieh në vitin 2012 nisi një skandal të madh të mbulimeve, gënjeshtrave dhe trajtimit jo të mirë kundër zonjës Bamieh.
Zonja Bamieh u akuzua në mënyrë të kundërligjshme se është e çmendur dhe se u dërrmua duke qenë e akuzuar se i rrodhi dokumentet. Ajo nuk është as e çmendur dhe as nuk ka rrjedhur informacion konfidenciale. Ajo ishte pezulluar arbitrarisht për teket e një Catherine Fearon, që vendosi brenda minutës se zonja Bamieh rrodhi informacionet pa asnjë gjurmë të provave se kështu ndodhi. Sa shumë aftësi forenzike dhe aftësi për menaxhmentin e atyre që janë në krye të kësaj organizate….!

Zonja Bamieh vuajti nga disa situata armiqësore dhe diskriminuese në punë. Një shkelje e vogël e parkimit të automjetit jashtë shtëpisë së saj rezultoi në një hetim të parkimit të kundërligjshëm. Dokumentet e saj të vitit 2012 u zhdukën në mënyrë të mistershme. Anëtarët e njësisë së saj vuajtën pasoja shpagimi. Personeli u lëviz në detyra të tjera, një anëtare e njësisë se saj u godit nga mbrapa në një aksident, por ajo u konsiderua fajtore ku i dhanë një paralajmërim. Zonja Bamieh u pezullua në rrethana poshtëruese, degraduese. Më tutje, reputacioni i saj u dëmtua prej zyrtarëve të EULEX-it të cilët u thanë gazetarëve se ajo ishte e çmendur dhe se i ka rrjedhur informacionet në media.

Zonja Bamieh nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër përveç të shkojë publikisht dhe të informojë publikun në dështimin e EULEX-it për të hetuar ankesat e mitos. Pasi zonja Bamieh doli publikisht dhe u konfrontua më zotin Florit në TV-në Kombëtare Kosovare, shefi i Misionit të EULEX-it, zoti Gabriel Meucci mbajti një konferencë shtypi ku u deklaroi të gjitha mediave se pohimet e zonjës Bamieh do të hetohen.

ILIR TOLAJ

Ka pasur dёshmi tё mjaftueshme tё përgjimeve nё lidhje me ndërmjetësuesit nё takimet e Jaroslava Novotna dhe po ashtu Francessco Florit. Pse këto çështje nuk janё hetuar? Pse EULEX-i ka vendosur qё ti hetojё vetёm dёshmitё nё lidhje me rastin e shpёrthimit tё bombёs nё bulevardin Klinton pёr pagesёn e mitos qё i ёshtё bёrё Florit dhe jo pjesёs tjetër tё dёshmive tё pёrgjimeve?

Ka pasur disa shqetёsime tё shprehura nga Z. Bamieh se Bujar Bukoshi, njё anёtar tjetёr nga Qeveria i cili po ashtu ёshtё akuzuar dhe ёshtё liruar, ka qenё shok i afёrt me Shefin e Misionit tё atёhershёm (Borchard). Z. Bukoshi dhe Z. Tolaj kanё qenё anёtar tё lartё tё Qeverisё dhe Z. Tolaj ka pasur lidhje tё forta politike tё cilat i kanё ndihmuar atij prapa skene, siç ёshtё e qartё edhe nga pёrgjimet e dokumentuara dhe vizitat e tij nё burg nga Astrit Haraqia, i cili po ashtu ka qenë nёn hetime pёr korrupsion.

Ёshtё e qartё nga pёrgjimet se Z. Tolaj do ti shfrytëzonte tё gjithё ata qё mundet vetёm pёr ta nxjerr atë nga telashet.

Pra tani le ti marrim parasysh hetimet edhe ato tё cilat nuk janё hetuar tё gjitha.

Parlamenti Evropian ka deklaruar se ata do tё nisin hetimet por Z. Frederica Mogherini posa kishte marrё detyrёn e saj dhe ajo i kishte lutur ata tё mos i nisin hetimet por t’ia japin asaj mundёsinё qё ti kryej hetimet. Gabimi i parё i madh, pasi kjo ka quar te njё hetim shumё i dobёt, i cili ka pasur mungesё tё çdo ngjasimi tё kredibilitetit. Ky hetim si duket ёshtё pranuar nga Parlamenti por jo nga shumica e qytetarёve tё Kosovёs tё cilёt e kanё parё tё ketё qenё kryesisht njё hetim i dobёt i cili ka e mbuluar rastin fillestar.

Jean Paul Jacques hetuesi i pavarur i caktuar nga Mogherini pёr tё hetuar pretendimet e Z. Bamieh e ka dorёzuar raportin e tij nё prill tё vitit 2015 dhe nё raportin e tij nё faqen 29 ka pohuar se humbja e dokumentit tё Zonjёs Bamieh nё vitin 2012 kishte qenё njё gabim administrativ!! Ai po ashtu ka thёnё se Z. Silvio Bonfigli (njёri nga personat tё cilёve ua ka dhёnё njё kopje tё raportit tё saj) i kishte dhёnё atij raportin fillestar tё cilin e kishte bёrё Zonja Bamieh. Kjo nё fakt nuk ishte e saktё. Z. Hupin kishte kёrkuar nga Zonja Bamieh njё kopje tё raportit tё saj dhe ajo ia kishte dёrguar njё email me datёn 19 dhjetor 2014.
EULEX-i kishte shkuar mbrapa shpinës sё Zonjёs Bamieh qё tё marrё raportin e vitit 2012 nga Ombduspersoni i BE-sё. Zonja Bamieh i kishte thёnё Obmduspersonit nёse ata e dojnё raportin duhet ta kёrkojnё drejpёrdrejt nga ajo dhe ajo do tua jap atyre.
Ajo pastaj ka marrё njё kёrkesё drejtpёrdrejt nga Z. Hupin i cili ka qenё nё panelin e intervistimit dhe ajo ёshtё shokuar kur e ka kuptuar se ai po e asiston Z. Jacques pёr tё marrё dёshmi kur ai vetё kishte qenё i pёrfshirё nё ankesat e saja pasi qё ai ishte edhe pjesёmarrёs nё panelin intervistues në procesin e përzgjedhjes për Prokuror.
Nё emailin e saj pёr Ombduspersonin ajo kishte shkruar si nё vijim:

“Sa i pёrket dhёnies sё raportit EEAS (Brukseli) pёr korrupsion tё vitit 2012 mendoj se ёshtё gabim nga ata qё tё kёrkojnё nga pala e tretё pёr informacione tё mia, nёse ata dёshirojnё informacione ata duhet ti kёrkojnё nga unё dhe unё do jem e lumtur qё t’ju japë, por unё dua mirёsjellje qё ti kёrkojnё drejtpёrdrejt nga unё. Unё do jem e lumtur nёse ju dёshironi qё t’ju jepni email adresёn time qё tё mё kontaktojnё drejtpёrdrejt”.

Pastaj ajo kishte pranuar njё email nga Z. Hupin, personi i cili ishte i përfshirë nё ankesat e saja duke kёrkuar raportin e saj.

Ajo pastaj i kishte shkruar Z. Jacques dhe e kishte kopjuar aty edhe Parlamentin e BE-sё.

“Unё kam pasur njё kёrkesё nga Z. Hupin pёr njё raport tё korrupsionit tё cilin e kam bёrё nё vitin 2012. Përderisa unё jam e lumtur qё t’ju dorёzojё kёtё raport pёr tё katёrtёn herё nё EULEX dhe nё EEAS (Bruksel), unё jam e shqetёsuar se Z. Hupin ёshtё i pёrfshirё nё rrjedhёn e informacineve tek Hetuesi Special, pasi qё ai ёshtё i pёrfshirё nё hetimet e ashtuquajtura/mbuluese pёr tё cilat unё jam ankuar”.

Z. Jacques ёshtё pёrgjigjur si nё vijim:
“E nderuar Zonja Bamieh,
“Ishte kёrkesё e imja qё Z. Hupin të kërkoj njё kopje tё raportit tuaj tё parё. Unё nuk e kam pasur email adresёn tuaj dhe Z. Hupin duke qenё nёn hetimet e mia, unё kam kёrkuar nga ai qё tё mё siguroj njё kopje tё dokumentit tuaj. Tё gjithё nё Bruksel dhe nё EULEX kanё qenё ose do tё intervistohen nё pikëpamje tё raportit tim. Mё pastaj nёse ju dёshironi ju mund tё mё dёrgoni njё raport nё formёn elektronike nё email adresёn time”

Kjo ёshtё nё kundërshtim me pohimet qё Z. Jacques i thekson nё faqen 29 tё raportit tё tij tё supozuar tё pavarur ku ai thotë se ai e ka njё kopje tё raportit të marrë nga Z. Bonfigli. Zoti Bonfigli atёherё e kishtё lёnё misionin shumё vite mё herёt dhe sigurisht se nuk do tё kishte qasje nё emailat e tij tё punёs nё EULEX. Nёse Z. Bonfigli e ka pasur kёtё raport pse pra ata janё munduar qё ta marrin nga dora e fshehtё?

Pastaj Z. Jacques ka deklaruar nё raportin e tij tё pavarur se humbja e kёtij raporti ka qenё njё gabim administrativ. Sidoqoftë ai e pranon se tre anёtarё tё Lartё nё Mision, i.e. Shefi i Misionit, Zёvendёs Shefi i Misionit dhe Kryesuesi i Drejtёsisё tё gjithё kishin bёrё njё gabim administrativ nё tё njejtёn kohё! Ky gabim i ashtuquajtur administrativ nga tre njerёz ёshtё njё shaka e plotё. EULEX-i ёshtё njё organizatё ndёrkombёtare e madhe dhe tre prej anёtarёve tё stafit mё tё lartё tё gjithё e bёjne njё gabim administrativ. Dhe nuk mbahen pёrgjegjёs? Si mundemi tё kemi njё mirёbesim pёr kёtё pёrgjigje? Pse Jean Paul Jacques e pranon kёtё shpjegim tё quditshёm, i cili nuk ka mirёbesim çfarëdo qoftё? A ka pasur mbulesё pёr Frederica Mogherini, Pёrfaqёsuese e Lartё nё BE pёr Punё tё Jashtme dhe Siguri Politike, pёr mbrojtjen e Francesco Florit?

Po ashtu nё raportin e tij, Z. Jacques ka thёnё se njёri nga kёta anёtarёt e lartё tё EULEX-it kanё menduar se pёrgjimet kanё qenё “perde-tymi nga inteligjenca”. Ky ka qenё zёvendёs shefi i Misionit i cili ka thёnё se ai ka ardhur nё pёrfundim bazuar nё historinё e tij tё inteligjencёs. Ai ka pohuar se tё dyshuarit e kanё ditur se janё duke u pёrgjuar. Kjo nuk ёshtё e vёrtetё Z. Bamieh i ka dёgjuar tё gjitha pёrgjimet duke përfshirë edhe shumё tjera personale tё natyrёs seksuale tё cilёn gjё askush nuk do e bёnte nёse do kishin aluzion se janё duke u pёrgjuar.

Pse ta pranojnё atё nё kuptimin formal pa ndonjё hetim se ky ka qenё njё perde-tymi dhe pa dёgjuar incizimet origjinale? Absolutisht nuk ka pasur bazё pёr kёtё supozim. Pёr mё shumё askush nuk ka kontaktuar apo biseduar me shefin e Inteligjencёs Mike Rawlinson, pёr tё cilin Zonja Bamieh nuk beson as edhe njё minutё se kjo ka qenё njё perde tymi dhe kjo ka qenё arsyeja pse zyret e tij janё bastisur mё pas nga EULEX-i dhe sefi i tij ёshtё thyer dhe incizimet e Tolajt janё marrё. Dikush duhet ti qёrojё avokatёt qё tё shohin se si kjo çështje ёshtё mbuluar. As edhe njё ndriqim i dёshmive tё dokumentuara nuk ёshtё lёnё, asnjё shёnim nga takimet, asnjё email, as nuk kanё pasur ndonjё konsulltim me Departamentin ligjor tё EULEX-it. Sigurisht Zёvendёs Shefi i Misionit do tё duhet ti vёrtetojё disa dёshmi pёr tё cilat tё dyshuarit kishin pasur njohuri se ata ishin nёn pёrgjime.

Nuk ka pasur ndriçim tё dёshmivё se kёshtu ka ndodhur. Nё fakt, çdo gjё ёshtё supozuar se tё dyshuarit nuk kanё pasur asnjё ide se ata janё duke u pёrgjuar derisa Z. Bamieh e ka parashtruar ankesёn e saj ku e kishte informuar Z. Novotna. Tё nesёrmёn pasi Z. Novotna kishte marrё vesh pёr pёrgjimet, dikush pastaj ia kishte cekur tё dyshuarit i cili ishte nё gjykim atё ditё pёr t’ia përcjellë porosinё Z. Tolajt se ai ishte nёn pёrgjime. Askush nuk ka shikuar nё kёtё dhe Z. Jacques dhe EULEX-i vetёm janё munduar qё tё justifikojnё sjelljen e tyre duke argumentuar pёr “perde-tymi të inteligjencёs pёr tё mbuluar humbjen e raportit dhe veprimeve tё tyre. Zonja Bamieh e kishte dorёzuar raportin e plotё tek tre prej stafit mё tё lartё dhe tё gjithё prej tyre e pohojnё se e kanё humbur raportin, kёtё raport nё njё “gabim adminstrativ”. Çfarë besimi mundet dikush tё ketё?

Z. Jacques nuk ka kryer hetime tё pavarura. Ai krejtёsisht i injoron dёshmitarёt tё cilёt kanё dhёnё dёshmi, e cila e ka ekspozuar mbulimin e hetimeve. Ai as nuk i pёrmend dёshmitё tё cilat i kanё dhёnё pёr tё shpjeguar pse ai nuk i ka konstatuar dёshmitё tё jenё tё besueshme. Ai ka dёshtuar tё pёrmend çdo gjё nё lidhje me raportin e Njёsisё sё Inteligjencёs Financiare ku avokatёt e tё dyshuarve kanё pasur nё njёrin prej xhirollogaritё tё tyre bankare mbi 200.000.000 euro!! Kur ai ka shikuar nё kёto pretendime pёr ryshfet. Kjo shumё ёshtё mё e lartё se krejt buxheti i EULEX-it! Nё fakt ai i ka injoruar tё gjithё dёshmitarёt tё cilёt kanё ndjerё se ky ishte njё mbulim dhe vetёm ka maskuar me justifikimin dhe aspak tё besueshëm pёr veprimet e EULEX-it.

Pёr mё shumё, Z. Jacques ka kryer hetimet nё njё mёnyrё tё cuditshme dhe nuk tingёllon tё konsiderohet si gjyqёsore. Dikush do priste qё ai tё bisedojё sё pari me ankuesen dhe pastaj ta shikojё rastin. Sidoqoftё, Z. Jacques nё fund e ka marrё nё pyetje dёshmitarёn, kur ai tashmё e kishte ndarё mendjen se si tё merret mё kёtё mbulim tё rastit. Ai ka pёrdor justifikimin se nuk ka kryer hetime gjyqёsore. Por ky nuk ёshtё justifikim pёr të mos pёrcjellur praktikёn ligjore tё bazuar.

Z. Jacques njё jurist, gjyqtar dhe pedagog universiteti bёn diçka tё jashtёzakonshme dhe dёshton qё tё pёrfaqёsojё nё mёnyrё tё duhur vendimin nё rastin MUJA. Ky ёshtё njё rast i rёndёsishёm duke dhёnё detaje pёr tё drejta dhe mbrojtje qё Gjykata Evropiane pёr tё Drejta tё Njeriut u jep denoncuesve. Ky rast lejon anёtarёt e stafit qё tё shtjerrin procedurat e brendshme para se tё dalin bёhen tё jashtme, duke pёrfshirё nё media si denoncues. Kjo ёshtё thёnё qartё nё praktikёn e rasteve nё GJEDNJ. Ai nuk e ka cituar rastin nё mёnyrё tё saktё nё raportin e tij, dhe nё mёnyrё arbitrare ka hequr pjesёt e rёndёsishme nё lidhje me tё drejtat e denoncuesve pёr tё dalё nё media. Ai qёllimisht heq disa baza tё lejuara tё listuara nё aktgjykimin e rastit duke u dhёnё denoncuesve tё drejtёn pёr tё dalё nё media. Pse ai do tё mundohej dhe tё çorientoj pёr kёtё praktikё gjyqёsore tё rёndёsishme. Kjo nuk ёshtё mёnyra se si njё hetues i pavarur do tё merrej me praktikё gjyqёsore tё GJEDNJ-sё dhe aq mё pak njё jurist i lartё, njё pedagog univerziteti apo gjyqtar, i cili nё mёnyrё tё pavarur shikon nё praktikat gjyqёsore tё cilat Z. Jacques pohon se janё. Pse ai do tё bёnte njё heqje tё tillё nёse ky do tё ishte njё raport objektiv i paanshёm? Mirё pra ky ёshtё njё lloj i keqpёrfaqёsimit/maskim pёr mbulesё tё raportit tё cilin do mundohej ta portretizojё.

Pёr mё shumё Z. Jacques po ashtu nё tёrёsi ka keqpёrfaqёsuar nё rrethanat nё tё cilat Z. Florit ka ardhur ta takojё Z. Bamieh. Ai pohon se Z. Florit ka bёrё njё deklaratё duke thёnё se kishte hedhur jashtё ndёrmjetёsuesin e Tolajt jashtё nga zyra dhe kjo nuk ёshtё aspak e vёrtetё. Z. Bamieh e ka ftuar atё nё zyrёn e saj pёr njё shpjegim. Ai nuk e kishte raportuar kёtё takim te Z. Bamieh apo te dikush tjetёr derisa ai kishte kuptuar se ajo e dinte pёr kёtё. Nё tё kundёrtёn ai ka bёrё deklarata duke përcjellë takimin e tij me Z. Bamieh se po qё se ajo nuk do ta kishte zbuluar ai nuk do ti kishte thёnё askujt nё lidhje me kontaktet e ndalueshme me disa prej karaktereve mё tё dyshuara dhe tё pasigurta nё Kosovё.

Z. Jacques ka qenё nё dijeni se kanё qenё 200 milion euro nё xhirollogaritë e disa prej avokatёve tё dyshuarve nё rastin Klinton. Sidoqoftё ai krejtёsisht e injoron kёtё nё raportin e tij? Pse?

Z. Alexis Hupin ka punuar nё Bruksel ne EEAS pёr tryezёn nёn udhëheqjen e Z. Deanin nё atё kohё. Ky person ka qenё ai i cili ёshtё pajtuar me strategjinё e mediave me Z. Meucci pёr tё deklaruar Zonjёn Bamieh si tё çmendur. Ai ka qenё i pёrfshirё nё suspendimin e Zonjёs Bamieh dhe po ashtu nё planin pёr tё deklaruar Zonjёn Bamieh si grua tё çmendur nё media. Sidoqoftё, Z. Hupin po ashtu e ka asistuar Z. Jacques me hetimet e tij nё pretendimet e Zonjёs Bamieh qё kishte bёrё dhe mbledhjen e dёshmive lidhur me raportin e Jacques. Z. Jacques as nuk e ka konsideruar se hetuesi ёshtё munduar qё ta diskreditojё njё denoncuese dhe po ashtu e ka asistuar atё nё rast, qё nё mёnyrё shumё qartё do tё ishte njё konflikt interesi.

Gjatё kёsaj kohe, duke parё deklaratёn nё media tё Shefit tё Misionit besohet se Shefi i Misionit ka dashur qё ti bёjё hetimet nё lidhje me ankesёn e pavarur tё Zonjёs Bamieh tё parashtruar nё vitin 2012, e cila ka qenё nё lidhje me Zonjёn Novotna, Francesco Florit dhe Ilir Tolaj!! Megjithate kjo nuk ka ndodhur. Pёrkundrazi Zonja Bamiej ёshtё bёrё subjekt i fushatёs pёr hakmarrje dhe denigrim nga Shefi i Misionit nё media.

Pёr fat tё keq nuk ka pasur hetime nё lidhje me pёrgjimet e Ilir Tolaj pavarësisht qё Shefi i Misionit Z. Meucci (po ashtu njё Italian, si ka qenё Francesco Florit dhe Zonja Frederica Mogherini) nё konferencёn e shtypit tё EULEX-it para mediave nё fillim tё nёntorit ka deklaruar se tё gjitha ankesat e Zonjёs Bamieh do tё hetohen komplet. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo ka qenё e pavёrtetё. Si duket Z. Meucci ka gёnjyer qёllimisht para popullit tё Kosovёs, pasi qё nuk ka pasur kurfarё hetimi nё rastin e Tolajt. Pёr mё shumё, ka pasur dёshtime tё dyshimta gjatё hetimeve nё rastin e Shpёrthimit tё Bombёs nё Bulevardin Klinton (shihni mё poshtё). Z. Meucci nuk ka qenё nё kundёrshtim pёr gёnjeshtra tjera zhurmёmadhe, siç ka bёrё kur ka dalё nё media tё Kosovёs se EULEX-i nuk i ka kёrcёnuar avokatёt mbrojtёs tё Zonjёs Bamieh me pёrndjekje nёse ata do tё publikonin ankesёn e saj nё Gjykatёn Britaneze. Z. Bamieh e ka dokumentin ku i janё bёrё kёto kёrcёnime. Kjo e quan tё vёrtetёn se si mundet EULEX-i tё fitojё besimin dhe sigurinё e popullit tё Kosovёs nёse ata janё nё gjendje tё gёnjejnё me zhurmё tё madhe? Dhe askush nga Parlamenti Evropian apo nё Kёshilli nuk e ka hetuar kёtё nё tёrёsi dhe nё mёnyrё tё pavarur.

Z. Heikki Wendoff ёshtё caktuar nё dhjetor tё vitit 2013 qё tё hetojё Z. Florit nga Z. Matts Mattson Shefi Ekzekutiv I EULEX-it. Z. Mattson e ka caktuar Z. Wendoff qё tё hetojё ankesat nё lidhje me Francesco Florit. Kjo ka ndodhur nё vitin 2013, afёr 10 muaj para se Z. Bamieh tё suspendohej. Sidoqoftё, pasi ajo e ka lёnё misionin, njё prokuror tjetёr Z. Kent Mortimore ёshtё munduar qё ta detyroj ekipin e Heikki Wendoffs qё ti japё atij dokumentet nё lidhje me hetimet e Florit. Si duket Z. Mortimore ka pohuar se ai ka nevojё pёr kёto dokumente tё rastit, pasi qё janё tё lidhura me njё rast tjetёr me tё cilin ai po merrej, dhe ka pohuar se ato ёshtё dashur tё zbulohen nё atё rast dhe kjo nuk ёshtё e saktё. Nё fakt ka qenё dёshira e Shefit tё ri tё Misionit qё tё dijё se çfarë dёshmi ka pasur ekipi i Heikki Wendoffs, dhe a ka qenё kjo njё nevojё ligjore e vёrtetё apo ka qenё njё anё e fshehtё pёr tё ditur se çfarë ata janё duke bёrё saktёsisht.

Sidoqoftё, nё tё njejёn kohё, ka pasur disa shqetёsime nё mes tё diplomatёve Italian pёr shkak se Italianёt po diskriminoheshin me kёto hetime tё brendshme nga EULEX-i. Ka pasur komunikime tё cilat tregojnё pёr pengesat tё cilat po sistemoheshin nga Brukseli kundёr Matts Mattson dhe Heikki Wendoffs, dhe kishte pasur kёrkesa pёr informata, tё cilat mё pas kanё treguar se dokumentet e hetimeve konfidenciale kanё pёrfunduar nё duar tё Z. Florit.

Ka pasur tri hetime pёr anёtarёt e Misionit Italian, sidoqoftё Zonja Bamieh nuk ka qenё nё dijeni pёr kёtё. Ajo vetёm ёshtё ankuar kundёr njё anёtari tё stafit bazuar nё dyshime, bazuar nё dёshmi pavarsisht nacionalitetit tё anёtarёve tё stafit. Pra kur Z. Meucci ka ardhur nё pozitё si Shef i Misionit ai i ka paramenduar idetë se Italianёt po diskriminoheshin dhe e kishte bёrё mision tё tij qё ta dёnojё çdokënd kush ishte ankuar kundёr anёtarёve tё stafit me pёrkatёsi Italiane. Kjo ka pёrfshirё edhe Zonjёn Bamieh dhe Mike Raёlinson Shefi i Njёsisё sё Inteligjencёs.
Nё realitet, anёtarёt e stafit tё EULEX-it tё cilёt janё pёrfshirё nё kёto hetime kanё qenё Matts Mattson (Shefi i Ekzekutivit), Heikki Wendoffs (Prokuror i pavarur), Mike Raёlinson (Shefi i Njёsisё sё Inteligjencёs) dhe Jarmo Hepplengras (Shefi i Njёsisё Ligjore). Ata tё gjithё janё ose janё hequr nga puna ose jeta e tyre nё punё ёshtё vёshtirsuar aq shumё sa qё ata ёshtё dashur ta lёshojnё punёn e tyre.

Dikush duhet tё shikojё dhe tё pyes pse nuk janё bёrё hetime nё rastin e Ilir Tolaj, megjithёse janё dhёnё premtime se do tё hetohen. A ka qenё Z. Meucci duke e mbrojtur Z. Florit dhe Z. Novotna apo ka pasur ndonjё ndikim politik nga Brenda Misionit pёr shkak tё lidhjeve te Ilir Tolajt. Askush nga Misioni nuk e ka shpjeguar qartё pse asnёjherё nuk janё bёrё kёto hetime.

Nё rastin e Ilir Tolaj, pёrgjimet kanё zbuluar se Z. Novotna dhe Francesco Florit janё pёrmendur kudo. Po ashtu kjo nuk do tё ishte njё perde-tymi siç ёshtё pёrmendur nё raportin e Jacques, pasi qё tё dyshuarit dhe ndёrmjetёsuesit nuk e kanё ditur se po pёrgjohen derisa Z. Novotna e ka marrё vesh. Kjo ka ndodhur pasi Zonja Bamieh ia ka zbuluar Zonjёs Novotna se ajo i kishte pёrgjimet. Tё nesёrmёn njё porosi i ёshtё dёrguar Ilir Tolajt nga dikush nё gjykatё dhe e kishte njoftuar atё se ai ishte nёn pёrgjime. Zyrtarёt e Policisё tё cilёt po i kryenin incizimet e pёrgjimeve e kanё informuar Zonjёn Bamieh. Pastaj urgjentisht ёshtё dashur tё bёhet njё bastisje nё Qendrёn e Burgut menjёherё atё natё nё mёnyrё qё Ilir Tolaj mos ta heq qafe telefonin.

Rreth shtatorit-tetorit 2015, ka ndodhur njё bastisje nё zyret e Heikki Wendoffs duke pёrfshirё EULEX-in dhe qeverinё vendore. Stafit tё Heikki Wendoffs i ёshtё thёnё qё tё mos prekin asnjё gjё derisa tё merren dokumentet.

Kjo mё vonё ёshtё argumentuar se ka qenё njё transferim i thjeshtё i dokumenteve prej njё zyre nё zyrёn tjetёr, por nuk ёshtё njё procedurё normale qё tё bёhet “bastisje” pёr njё transferim tё dokumenteve. Stafi i Heikit tё cilёt kanё qenё prezent kanё raportuar se kjo ka qenё si njё bastisje, pasi qё atyre ju kanё thёnё tё qёndrojnё larg nga tavolinat e tyre dhe tё mos prekin asgjё. Askush nuk ёshtё informuar se dikush do tё vijё atё ditё. Ka qenё njё transferim i thjeshtё i dokumenteve pёr njё Prokuror tё ri. Pse Prokurori vendor Z. Hamiti ёshtё larguar nga rasti?Dokumentet janё larguar nga sefi.

A nuk ёshtё bёrё kjo njё mёnyrё tё hapur dhe transparente, duke e informuar stafin se dokumentet ёshtё dashur tё largohen dhe tё caktojnё njё datё pёr tё organizuar largimin e dokumenteve sё bashku. Pse tё ketё njё operacion befasues? Dokumentet e rastit i janё dhёnё Prokurorit tё ri Z. Andrew Hughes, i cili ka punuar nё ekipin e Prishtinёs sё bashku me Zonjёn Novotna. Z. Hughes ka qenё present nё panelin disiplinor pёr tё vendosur nё rastin kundёr Zonjёs Bamieh pёr parkim tё kundёrligjshёm, dhe po ashtu ka marrё pjesё nё panelin e intervistimit kur ajo nuk ishte pёrzgjedhur pёr ta vazhduar misionin. Ai vёrtetё ka qenё i afёrt me Zonjёn Novotna, siç ka qenё edhe Z. Danillo Ceccarelli, i cili po ashtu ka qenё prezent nё panelin e intervistimit tё Zonjёs Bamieh. Z. Novotna i kishte premtuar atij pozitёn qё mbante Zonja Bamieh qysh para se Zonja Bamieh tё intervistohej. Siç duket Zonja Novotna kishte mbuluar panelin intervistues me kolegё tё cilёt nuk do tё mund tё jenё tё paanshёm, po ashtu edhe njё anёtarё i cili do tё merrte pozitёn e saj nёse ajo do largohej nga misioni.

Kur Zonja Bamieh kishte dalë dhe ishte deklaruar publikisht, Prokurori Danillo Ceccarrelli kishte bërë një ankesë se ajo kishte dëmtuar hetimet e tij. Ai akoma është duke i bërë hetimet në një rast dhe e ka edhe një gjykim në Kosovë edhe pse ka qenë aty qe gati 5 vite. Në të kundërtën Zonja Bamieh ka kryer 26 hetime komplekse dhe gjykime gjatë gjashtë viteve sa ka qenë në EULEX.

Megjithatë Zonja Bamieh ka dёshmi se EULEX-i kishte dёrguar Prokurorin Danillo Ceccarreli dhe Karabinierёt qё tё shkojnё dhe tё thyejnё sefin e Shefit tё Njёsisё sё Inteligjencёs. Z. Ceccarreli ka shkuar nё zyrёn e Z. Rawlinson, e ka mbyllur derёn, dhe aty ka qёndruar disa orё duke i shikuar dokumnetet, para se tё merrte dokumentet dhe tё gjitha CD-tё me pёrgjime tё Ilir Tolajt.
As ai dhe as EULEX-i nuk kanё tё drejtё ligjore qё tё shkojnё nё zyret e Inteligjencёs, pasi qё kёto zyre tё Inteligjencёs i shёrbejnё BE-sё, NATO-s dhe EULEX-it. Kur ёshtё bёrё njё ankesё formale, EULEX-i ёshtё urdhёruar qё ti kthejё tё gjitha dokumentet e marra. Sidoqoftё ata i kanё kthyer vetёm disa nga incizimet e pёrgjimeve tё Ilir Tolajt. Disa incizime tё rёndёsishme nuk janё kthyer kurrё deri mё sot.
Zonja Bamieh po ashtu ka informata se ka pasur dёshmi nga incizimet e komunikimeve se Z. Florit dhe dёshmitari nё rastin e Shpёrthimit tё Bombёs nё Bulevardin Klinton kanё qenё nё Shqipёri nё tё njejtёn kohё. Sidoqoftё, Prokurori dhe Shefi I hetimeve nuk e ka konsideruar sit ё rёndёsishme kёtё dёshmi! Ndonёse Zonja Bamieh nuk I ka parё dёhsmitё aktuale, dhe parashtrohet pyetja pse kёto nuk janё pёrfshirё nё vendim. Nёse do tё ishte e parёndёsishme pse kjo nuk pёrmendet nё vendimin pёr tё hedhur poshtё rastin kundёr Z. Florit sё bashku me njё shpjegim pse nuk ka qenё i rёndёsishёm?
Pse EULEX-i ёshtё dashur tё bastisё kёto zyre? Zonja Bamieh nga informatat qё ajo i posedon beson se Prokurori Heikki Wendoffs ёshtё hequr nga pozita e tij sepse ai kishte kёrkuar heqjen e imunitetit tё Jaroslava Novotna, pasi ai po i kryente hetimet nё lidhje me tё gjitha pretendimet duke pёrfshirё edhe pёrgjimet e Ilir Tolajt dhe jo vetёm pretendimet nё lidhje me rastin e Shpёrthimit tё Bombёs nё Bulevardin Klinton. Sidoqoftё, kur rasti i ёshtё dhёnё Prokurorit Andreё Hughes rasti GHOST (Hija) tani ishte nёn kontroll tё Jaroslava Novotna (Kryeprokurores sё EULEX-it). Z. Hughes ka kryer hetimet vetёm nё rastin Klinton dhe ka mёnjanuar rastin e Tolajt sё bashku me dёshmitё e pёrgjimeve dhe ai ka ndihmuar qё tё shpёtoj reputacionin e EULEX-it. Zonja Bamieh nuk i ka parё shkresat e lёndёs nё rastin Ghost (Hija) por pala e dёmtuar ka tё drejtё qё ti shohё shkresat e lёndёs dhe tё marrё njё kopje tё tyre.

Pёr mё shumё Zonja Bamieh ka pasur mёdyshje kur e ka lexuar vendimin e Z. Hughes. A ka pranuar Z. Hughes njё urdhёr tё vёzhgimit pёr dёshmitarin vendor Z.Hasani? A e ka zhdukur dёshmitarin Z. Hasanin? Nёse ёshtё ashtu parashtrohet pyetja pse! Vetёm tё dyshuarit janё tё vendosur nёn kёto masa. edhe nёse ashtu, nё vendimin pёr hudhjen poshtё tё vendimit Z. Hughes ka bёrё njё cёshtje tё madhe nё njoftimin e hudhjes poshtё se bisedat e tё dyshuarve po incizoheshin dhe se Z. Hasani nuk e kishte sfiduar avokatin mbrojtёs tё cilin ai e kishte akuzuar se i ka paguar mito Z. Florit gjatё bisedёs e cila ёshtё monitoruar. Ёshtё e pazakonshme kur pёrfshihesh nё njё situatё tё tillё qё njё dёshmitar tё jetё shumё i frikёsuar pёr tu konfrontuar. Nёse askush nuk e konfronton tё dyshuarin, a mbahen ata mё tё njejtin standard?
.
Zonja Bamieh ka qenё edhe mё shumё nё mёdyshje me atё çfarë ёshtё pёrfshirё nё vendimin e Z. Hughes pёr tё hedhur poshtё rastin. Zonja Bamieh e ka parё dhe e ka njё kopje tё dёshmisё nё lidhje me 200,000,000 milion euro nё xhirollogari tё avokatёve mbrojtёs e tё dyshuarve. Kjo nuk pёrmendet nё vendimin e Z. Hughes fare. Secili Prokuror qё do tё kishte parё se njё avokat mbrojtёs ka njё shumё mё tё madhe se sa buxheti i Misionit tё EULEX-it nё Kosovё nё xhirollogarinё e tij bankare do duhej tё ishte dyshues. Pёr tё injoruar kёtё nё tёrёsi ёshtё e mahnitshme, pasi qё kjo nё vete ёshtё bazё pёr njё hetim pёr pastrim tё parave. Pse edhe kjo dёshmi ёshtё lёnё jashtё nga vendimi i Prokurorit Hughes pёr tё hedhur poshtё rastin?
Aspekti mё i lig i tё gjitha kёtyre ёshtё se EULEX-i e ka marrё rastin nga njё hetues i pavarur, i paanshёm dhe ia ka dhёnё dikujt i cili ka qenё i afёrt dhe ka punuar nёn menaxhimin e njёrёs prej tё dyshuarve Z. Novotna. Si mundet misioni pёr sundimin e ligjit tё hetojё njё rast ku menaxheri i vetё ёshtё i pёrfshirё?

Pse EULEX-i ia ka dhёnё rastin njё Prokurori i cili ka qenё nёn menaxhim tё Z. Novotna? A ёshtё kjo mёnyra se si operon misioni pёr sundimin e ligjit? Parlamenti Evropian duhet tё shikojё nё tёrё kёto çështje, por si duket I ka dhёnё EULEX-it pёrfitimin e dyshimit pavarsisht hetimeve me tё meta fundamentale tё kryera nga Z. Jacques.

Zonja Mogherini, EEAS dhe Z. Meucci ndoshta kanё fshehur tё vёrtetёn pёr momentin, por Zonja Bamieh nuk do tё pushojё derisa e vёrteta, dhe e vёrteta e tёrё dhe asgjё pёrpos tё vёrtetёs tё del nё shesh.

Edhe Parlamenti edhe Ombduspersoni e kanё pasur mundёsinё qё tё bёjё hetimet me vetё iniciativё por nuk e kanё bёrё dhe janё mbёshtetur nё hetime adekuate tё Z. Jacques. Sidoqoftё dikush do tё bёnte pyetjen edhe me çfarë tjetёr EEAS dhe Misionet ia dalin pa u lagur.

Çfarë ёshtё mё e keqja Z. Jacques nё raportin e tij thotё se njё rishikim pёr burimin e brendshёm ka pёrcaktuar burimin e rrjedhjes sё informacionit XXX kjo ёshtё lёnё e zbrazёt. Atёherё kush ka qenё burimi të tregoje nёse diçka ka rezultuar nga hetimet e brendshme Z. Bamieh ёshtё e sigurtё se ata do tё pohonin nёse ajo ishte burimi atёherё pse nuk e kanё thёnё? Nёse do tё ishte kёshtu ndoshta do ta dinin se ata kanё bёrё njё gabim tё madh tё paragjykimit. Nёse EULEX-I ka ardhur te ky pёrfundim atёherё ata duhet tё kenё dёshmi pёr ta mbёshtetur kёtё. Nёse ata e kanё quajtur atё si burim i mediave atёherё ёshtё dashur ta pёrcaktojnё dhe se nuk kanё dashur njё vёshtrim hetues. Ata e kanё etiketuar emrin e saj si burim i informacionit pёr shkak se nuk munden ta mbёshtesin. Nёse rishikimi i brendshёm i burimit ka ndjerё se Z. Bamieh ka qenё bruimi i rrjedhjes sё informacionit atёherё ёshtё dashur ti cekin saktё dёshmitё dhe bazёn pёr kёtё. Nёse do tё ishte kёshtu Z. Bamieh nuk e ka rrjedhё kёtё informacion nё kёtё mission, por askush asnjёherё nuk ёhstё trajtuar nё kёtё mёnyrё dhe EULEX-i e ka pёr detyrё tё gjejё burimin e informacionit pasi qё e ka akuzuar nё mёnyrё tё gabuar se i ka rrjedhur informacionit nё mënyrë tё kundërligjshme, tё pa drejt dhe pa asnjё ndriçim tё dëshmive.

Kjo aferё e tёrё ёshtё njё shembull i pёrkryer e fushatёs sё ndyrё tё mashtrimeve dhe pёr një mbulim të hetimeve. Kjo e ka lёnё Shefin e Inteligjencёs nё karrocё invalidёsh, Zotin Wendoff dhe Zonjёn Bamieh me dinjitet tё dёmtuar. Tё tjerёt po ashtu janё traumatizuar me trajtimin qё iu ёshtё bёrё atyre dhe kanё ikur. A ёshtё ky EULEX-i pёr tё cilin kёrkojnё nga e tёrё bota qё ti besojnё dhe tё kenë siguri për të!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,