Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Materiali arkivor rrezikon të zhduket

Prizren Post | 09:24 - 02.07.2019

PRISHTINË – Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sot hap ekspozitën “Figurat kombëtare shqiptare dhe familjet aristokrate në veprat e artistëve evropianë” në amfiteatrin e Muzeut Kombëtar në Prishtinë.

Drejtoresha e Politikave zhvillimore të Arkivit të Kosovës, Shpresa Mekaj, tha kjo ekspozitë u hap në këtë ditë për nder të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, njofton Klan Kosova.

“Përveç këtij aktiviteti gjatë këtij viti ka pasë edhe disa të tjera, vlen të theksohet më 11 vjetor është hap ekspozita me fotografitë e vjetra të qyteteve të Kosovës. Këto aktivitete kanë për qëllim sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e arkivave”.

“Ne rëndësi mjaft të veçantë i kushtojmë bashkëpunimeve me agjencitë e tjera të huaja për shkëmbimin e përvojave, materialit arkivor, publikime të përbashkëta. Kemi bashkëpunim me Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Austrinë dhe me Shqipërinë më shumë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi me Shqipërinë është edhe revista e përbashkët “Vjetari”.

Mekaj tregoi edhe për vështirësitë e shumta që ka agjencia dhe rrezikun e zhdukjes së lëndës arkivore.

“Jemi në kushte të vështira të ruajtjes së dokumentit arkivor. Depoja kryesore në Prishtinë nuk i plotëson as kushtet për ruajtjen e arkivës. S’ka klimatizim, s’ka aparaturë për mbrojte kundër zjarrit, sistemi elektrik është i stërvjetëruar që mund të djegë , ka lagështi, dimrit janë temperaturat e ulëta, verës shumë të larta”.

“Të gjithë arkivat komunale janë edhe më keq se ne në qendër. Kanë dhënë premtime që kanë të fillojnë renovimet. Këtë vit depoja e arkivit është furnizuar me disa rafte të reja dhe më speciale”.

“Ka lëndë që është goxha e dëmtuar. Kemi nisur procesin e digjitalizimit, por ka pak punëtorë dhe shumë punë për ta bërë”.

Mekaj në Sytë 7 në Klan Kosova tha se shqetësuese është edhe materiali i paktë për luftën e fundit në Kosovë.

“Ka pak dokumente të luftës së fundit që i kanë sjellë disa njerëz. Janë rreth 1000 fotografi që i ka dorëzuar një gazetar norvegjez. TMK ka sjellë materialin që ka pasë për luftën e fundit, po ashtu një mjek prej spitalit. Tetë kilometër sa posedojmë dokumentacion, ka shumë pak material rreth luftës”.


Etiketa:
Arivisti Company