Mbappe “e mbyti” Argjentinën. Messi i jep lamtumirën Botërorit


E shtunë, 30 Qershor 2018

Kur të gjithë prisnin Messin, ishte Kylian Mbappe ai që u bë protagonisti i supersfidës Francë-Argjentinë.

Me 2 golat e tij dhe një penallti të fituar, sulmuesi i PSG i dha suksesin 4-3 francezëve dhe biletën për në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Griezmann dhe Pavard ishin golashënuesit e tjerë të Francës, ndërsa për Argjentinën dërguan topin në rrjetë Di Maria, Mercado dhe Aguero.

Etiketa: , , , , , ,