Mbështetje për Berishën në Krushë të Vogël dhe Landovicë


E martë, 29 Tetor 2013

Prizren – Kandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, është takuar me banorët e fshatit Krushë e Vogël dhe Landovicë. Berisha para krushjanëve tha se është e tepërt që në këtë fshat të flasësh për Kosovën dhe perspektivën e saj, “ku dihet se ky fshat i ka dhënë shumë lirisë së Kosovës, liri e cila për fat të keq po vihet në pikëpyetje nga politikat korruptive aktuale”.

Kandidati nga ky fshat për Kuvend të Prizrenit Leart Batusha tha se ndjehet i lumtur që është pjesë e ekipit të BD-së. “Jam i nderuar dhe respektuar që në emër të krushjanëve jam në ekipin fitues të Bashkimit Demokratik dhe nëse marr besimin e juaj do të vazhdoj t’i mbrojë vlerat e këtij fshati, si dhe do të avancojë kërkesat e shumta të këtij fshati të cilat nga qeveritë e pasluftës nuk janë marrë parasysh”

Zafir Berishën fushatën elektorale e vazhdoi në fshatin Landovicë. Ai edhe në këtë fshat premtoi që deponinë e qytetit që është duke dëmtuar perspektivën e këtij fshati do ta vëmë nën kontroll.“Keqmenaxhimi i kësaj deponie do të ndëshkohet edhe për faktin se këtij fshati i ka sjellë shumë dëme”

Etiketa: ,