E hënë, 7 Tetor 2013
Fëmijët të cilët kanë peshë të rritur në lindje ose në disa muajt e parë pas lindjes, kanë gjasa më të mëdha të jenë të mbipeshë edhe më vonë gjatë jetës.
Rezultatet vijnë nga disa studime kineze të realizuar kohë më parë në më shumë se tetë mijë fëmijë.
Rezultatet kanë treguar se fëmijët e lindur me peshë më të rritur kishin 150 për qind gjasa të jenë të mbipeshë edhe pas moshës shtatëvjeçare krahasuar me ata që kanë lindur me peshë normale.
Gjasa për të qenë të mbipeshë dhe obezë kishin edhe fëmijët të cilët edhe pse kanë lindur me peshë normale, shpejt kanë shtuar në muajt e parë pas lindjes.
Studiuesit po ashtu kanë vërejtur se fëmijët të cilët ushqehen me qumësht formula (qumësht artificial), kanë më shumë gjasa të jenë të mbipeshë në moshë të rritur.