Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbretëria e Mbretëreshës Angleze!

Prizren Post | 22:25 - 07.10.2016

Savash VELIU

Savash VELIU

Nuk ka dilema se Dinastia e Mbretërisë Angleze ka për epiqendër figurën e personalitet të Mbretëreshës më me ndikim në Globë. Pasuria e dinastisë thuhet se as që mundë të përllogaritet (që fsheh pas saj; Nathan Mayer Rothschildin).

Mbretëresha nuk merë pjesë në jetën politike në Britaninë e Madhe, sepse ate nuk i’a mundëson kushtetuta dhe ligjet e vendit. Por e çuditëshme është ajo se, nuk do të thotë se nuk ka ndikim të prekshëm në zhvillimet politike dhe ekonomike.

Si është e mundur të qeverisë një familje që thirret në të drejtën e natyrshëm të qeverisjes e të shpallet për shtet ku jetohet në Liri ?!!

Evropianët pas Luftërave të gjata ndërfetare, shuajtën konfliktet mesjetare mes vete si dhe Monarkitë pas Revolucionit Francezë, duke shpallur shtetet e tyre “Republika Nacionale”, ose të kohës moderne; “Republika Demokratike”!?

Cfarë fsheh në të vërtetë ky ndërim kostumesh?

Ato faktikisht bënë një ndryshim në dukje ku Ujku fshehet pas gëzofit të qengjit ose “në Frakë Demokratik”. Kështu Mbretëritë Demokratike krijuan një mandat të re të dytë për pushtimin dhe shfrytëzimin e popujve e cila u dha lirinë për qeverisjen botërore.

Si provë më evidente është “Flamuri i BE-së”, e cila numëron “12 Yje” edhe pse u bënë antarësime të reja, ajo nuk ndryshoj, tani gjithsej janë 27 anëtar!

Domethënia e “Dymbëdhjet Yjeve” do të thotë “12 Mbretëri” të përhershëm që sundojnë Botën “e dytë dhe të tretë” ku antarët e tjerë janë argatë fizikë të tyre!

Premieri i Britanisë së Madhe çdo të marte, çdo javë duhet ti rreferojë Mbretëreshës për zhvillimet dhe planet e mëdha aktuale në vendë dhe jashtë.

Mbretëresha (kushtimisht) që nuk është në pjesëmarje të drejtëpërdrejtë në jetën politike të vendit, mirëpo thuajse me rregulla të pashkruara, Premieri varet prej besimit të sajë. Poqëse ajo Refuzon t’ia besojë mandatin Premierit pas zgjedhjeve, zgjedhjet përsëriten!

Pra ky është pushteti i sajë, por jo vetëm në Britaninë e Madhe, mbase, sipas statusit të prerë, pa lejen dhe nënshkrimin e Mbretëreshës nuk mund një i vetëm ushtarak të nxjerr hundën jashtë kazermës e lere një invadim të shteti tjetër!!! Jo gjithkush mundë të jetë dhe jogjithkundë mundë të ketë Mbretëreshë dhe Mbret !?

Mbretëria Madhështore Britanike jashtë Anglisë, Wellsit dhe Skocisë ka paranë monetare edhe në katër shtete tjera të Botës! Mbretëria Britanike ose Mbretëresha ishinë dhe janë Nëna e të gjitha Parlamenteve, e cila i’a dhuron Lirinë botës!?

Banorët Britanikë dhe ato Amerikan kategorikisht refuzojnë tiraninë botëror, por ithtarët e krijimit të saj dhe një pjesë e madhe e popullsisë nuk pranojnë të përballen me këtë fakt real.

Me pak fjalë, Britania rrenë dhe fsheh tiranin e saj më mirë se Amerika. Establishmenti britanik, e formuar dhe indoktrinuar në sistemin e shkollave private dhe universitete elitare, zotëruan artin e gënjimit dhe mashtrimit në përmasa olimpike.

Krijesa amerikan mori idenë e bombardimeve civile si një mënyrë për t’i mbrojtur ata nga dhuna, dhe idenë e vendosjes së diktaturës si një mënyrë për të marrë këtë apo atë popull për t’ia dhënë lirinë? Britania me këtë shërbehet qindra vjet më parë, dhe duket se edhe sot.

Modus i Perandorisë Britanike ishte, dhe mbetet, karta biznesi i Rothschild, segment nxitjen e synuar të popullsisë kundër njëri-tjetrit dhe të marrë përsipër frerët me përdorimin e fuqisë ushtarake për të imponuar vullnetin e Rothsçajlldëve përmes luftës dhe pushtimit dhe mbi të, edhe posedimi, prapa skenave nga, Merrill Lynch, Morgan Stanley, J. P. Morgan, Goldman Sachs dhe FMN kanë qenë gjithmonë të lidhura, në kuptimin se këto janë emra të ndryshëm por të njëjtës klikë.

Në krahasim me Britaninë, Amerika është pa dyshim ‘’degë e spikatur’’ dhe vepron gati si një partner e fshehtë. Arma ushqehet në mënyrë të fshehtë në Britani dhe Evropë, dhe plumbat publikisht i qëllon Amerika.

Kështu, vëmendja e publikut u përqëndrua në Amerikë, larg nga qendra e vërtetë e pushtetit brenda rrethit vicioz të rrjetit global të shoqërisë sekrete me bazë në Angli (Evropë).

… Paria ose Koka e Gjarpërit ështe Anglia. Anglia ia mbështeti me kërcnim Turqisë si preteks të largoj Hallifatin dhe Sheriatin nga Kushtetuta perandorake, e jo siç thuhet se arabët me thikë pas shpine vepruan ndaj Halifatit. Por fill pas shpifjes, Anglia vazhdoj të propagoj se edhe Ballkanasit me qender Selanikun dhe Masonet janë fajtor për një gjë të tillë.

Kështu është sherri Anglez. Ajo kurrë nuk tregon këmbët por gjitnjë ngarkon fajin tek tjerët. Ajo në shumë raste bashkëvepron me Evropen kunder islamit, por në Metropolet e Parisitë dhe Brukselit veprojnë pas shpinës së tyre agjentët anglez me pamje të ISIS nëpërmjet ahmakëve autobomb radikal musliman, që bëjnë kërdi dhe terror duke ngritur antiislamizmin islamofob në kulm si shkas për t’u hapur rrugëve të Evropes shtegu i racistëve me linç ndaj muslimanëve, përderisa pas këtyre trazirave Anglia nxjer veten të pastër dhe të virgjër.

Mbi te gjitha sherret e sajuara të saja Anglia i mbron disa gra muslimane kundrejt islamofobëve anglez duke treguar drejtësi dhe tolerancë humane mirëkuptimi për diversitete pran islamit përball Evropës e injektuar me virusin racist, fashist dhe fobist, që ngre ball migrantëve sirian mure gjembore.

Britania e Madhe për t’i sjellë kaos Evropës mba qasjen e plotë në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian (BE), kufizonë emigracionin nga BE-ja.

Por Merkel i’u adresua organizatës kryesore industriale lobiste gjermane duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së “lirive themelore” evropiane, që përfshinë lirinë e qarkullimit të shtetasve të BE-së.

Britania e Madhe paralajmëroi se para fundit të muajit mars të vitit 2017 do të inicojë procesin formal për dalje nga BE-ja, me prioritet të kontrollit të emigracionit.

Kulminacioni i të gjitha hipokrizive u arrit kur ajo aktroi demokraten duke zgjedhur për prefekt të qytetit metropol jo rastësisht një emigrant musliman duke ia dorëzuar çelësin e Londrës!?

Nuk mjaftohet me kaq, ajo kohë pas kohe aktron lotimin duke u shtirur si e prekur thellë në ndergjegjen për vrasjet civile në Irak me kërkim “falje publike” si një gabim fatal. Ky operacion si veprim ndikon mbi perceptimin shqisor të opinionit duke aktruar “engjullin” me pamje njerëzore.

Kurrë dhe në asnjë mënyrë gjatë operacioneve luftarake Anglia nuk do të bjerë në sy dhe ashtu ndodh. Nëse pyesni një civil irakian se a keni parë në Irak ndonjë ushtar anglez përgjigja është – jo! Këtu ka vetëm amerikan. Gjatë pushtimit Irakian, Anglia kishte 46 mijë ushtar dhe po aty janë të staciomuar sot 30 mijë ushtar të armatosur deri në dhëmbë.

Gjithnjë në skenë sigurohet të duket Amerika (protektorati anglez). Anglia planifikon, kurse Amerika zbaton. Në Mbretërinë Angleze e gjithë prona është e Mbretëreshës, kurse kryeministri është një aktor formal i cili merr mbi vete të gjitha fajet siç bëri një kohë më parë Tony Blair dhe dje Cammeron dhe nesër kush…!!??

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company