Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Mburoja e Eufratit” quhet operacioni i Turqisë kundër DAESH-it në veri të Sirisë

Prizren Post | 10:12 - 24.08.2016

Ankara – Operacioni i ndërmarrë në veri të Sirisë nga Forcat e Përbashkëta Speciale TSK-së (Forcat e Armatosura Turke) dhe koalicionit, është emërtuar “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet ushtarake, operacioni i filluar në orët e mëngjesit në veri të Sirisë ka për qëllim sigurinë kufitare dhe mbështetjen e koalicionit në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Në kuadër të kësaj, operacioni i realizuar nga Forcat e Përbashkëta Speciale TSK-së dhe koalicioni u emërtua si “Mburoja e Eufratit”.


Arivisti Company