E premte, 10 Qershor 2016
Dy persona janë arrestuar ndërsa 11 lokale të lojërave të fatit janë mbyllur në Prishtinë mbi dyshimet se janë duke kryer aktivitete kriminale të ‘organizimit të skemave piramidale dhe shmangie nga tatimi’. Këtë veprime ndodhen pas aksionit të Policisë së Kosovës së bashku me Doganën, ATK’në dhe Inspektoret Komunal të Kryeqytetit.
“Raportohet se njësitë policore së bashku me Doganën e Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës dhe inspektorët komunalë të Prishtinës kanë kontrolluar njëmbëdhjetë lokale të lojërave të fatit për të cilat dyshohet se janë duke kryer aktivitete kriminale të veprave ‘organizimi i skemave piramidale dhe ‘shmangie nga tatimi’”, njofton policia e Kosovës.
“Gjatë operacionit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe janë sekuestruar 25 aparate të lojërave të fatit, katër kompjuterë dhe 1800 euro para. ATK-ja dhe inspektorët komunalë kanë mbyllur njëmbëdhjetë lokale”, thuhet në njoftim.