Më 14 dhjetor votohet për Ushtrinë e Kosovës


E shtunë, 1 Dhjetor 2018

PRISHTINË – Kryesia e Kuvendit të hënën e ardhshme do ta caktojë datën e votimit të tri projektligjeve për transformimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se Ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti. Ditë më parë gazeta Zëri ka raportuar se votimi i ushtrisë do të bëhet në gjysmën e parë të këtij muaji (dhjetor).

Votimi në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës i tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës do të bëhet në seancën e 14 dhjetorit të këtij viti, bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”.

Etiketa: , , ,