Me kthimin e tij Haradinaj do ta ‘shkundë’ skenën politike


E premte, 28 Prill 2017

Prishtinë – Lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do t’u japë hov zgjedhjeve të parakohshme qendrore.

Figura e tij si politikan në skenën politike do të marrë rritje pompoze, duke ‘shkundur’ kështu shumë procese politike në vend, shkruan “Zëri”.

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike, të cilët vlerësojnë se rishpallja e pafajësisë së Haradinajt do ta rrisë ndikimin e tij politik, duke zgjeruar fuqinë e tij në hapësirën elektorale dhe duke lënë mundësi për ndryshime drastike në rezultatet e zgjedhjeve qendrore.

Sipas analistëve kthimi i kreut të AAK-së do të ndikojë edhe në forcimin e opozitës, e cila parashihet të jetë edhe më këmbëngulëse në kauzën e saj karshi Demarkacionit.

Në anën tjetër në opozitë mendojnë se kthimi i Haradinajt do të shërbejë si vetëdijesim i Qeverisë për fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i e që janë ende aktive. Kurse AAK-ja shprehet e bindur se tani pas lirimit të Haradinajt do të pasojnë ndryshime në vend.

Etiketa: , , ,