Më lirë me aeroplan se me veturë!


E diel, 23 Gusht 2015

a_1440309527-4751137

Më lirë po u kushton qytetarëve të Kosovës të shkojnë në Kroaci me aeroplan sesa me veturë me tabela RKS.
Ky paradoks ndodh për shkak të policave të shtrenjta të sigurimeve dhe për shkak se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Kompanitë kosovare të sigurimeve aplikojnë tarifa njëmujore prej 250 euro për policën e sigurimit që e mbulon territorin e Kroacisë.

Pagesa e policës njëmujore të sigurimit, plus shpenzimet për derivate dhe për pagesën e autostradave, e bëjnë udhëtimin me automjete për kosovarët në këtë shtet më të shtrenjtë me veturë sesa me aeroplan.

Për dallim nga Kroacia, polica njëmujore e sigurimit për të shkuar në një vend tjetër bregdetar, Greqi, është hiç më pak se 180 euro, apo 150 euro për në Bosnjë dhe Hercegovinë, etj /Zeri/