Mediat ndërkombëtare shkruajnë për performancën e Shqipërisë


E enjte, 16 Qershor 2016

1466017986391_lc_galleryImage_Football_Soccer_France_v_-574x356

Megjithëse nuk arriti ti bënte ballë deri në fund kombëtares së Francës, paraqitja e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u evidentuar nga mediat ndërkombëtare. E përditshmja italiane Gazzettadellosport shkruan se kuqezinjtë me atë ç’ka treguan nuk e meritojnë të eliminohen nga kampionati Europian.
Sportmediaset e quan një provë krenarie paraqitjen e Shqipërisë ndaj Francës, një provë krenarie që u zvanit vetëm në sekondat e fundit.
Edhe mediat spanjolle nuk i kanë kursyer elozhet pë skuadrën tonë përfaqësuese. Shqipëria luftoi me shpirt ndër dhëmbë, por Griezzman dhe Payet arritën ti jepnin fitoren Francës shkruan e përditshmja madrilène Marca.
Akoma më entuziazste për ndeshjen e kuqezinjve është AS. Shqipëria luajti me zemër, në fakt të gjitha ndeshjej e kësaj skuadre janë të tilla, të luftura , dhe me agonziëm të lartë.
Shqipëria dhuroi një betejë nga fillimi deri në fund, shqiptarët ishin luftëtarët e vëretët në këtë ndeshje, megjithatë goli Griezman vrau ëndrrën e tyre Shkruan tabloidi britabnik the sun
Ndërkohë që prestigjozja franceze L’Equipe e quan si nëj fitore mjaft ët vuajtur suksesin e francës ndaj kuqezinjve. Për shumë minuta të bllokuar nga frymëzimi I shqiptarëve, skuadar e Deschamps arriti të gjente 3 pikët vetëm në fund, shkruan l’equipe.
Pra është e qartë që paraqitja e Shqipërisë ka lënë mbresa edhe në disa nga mediat më ët rëndësishme në kontinetnin e vjetër.