E hënë, 17 Gusht 2015
Sipas postimit në rrjetin social Twitter të kryeministrit rus Medvedev Shqipëria është në listën e vendeve “armike” të Rusisë duke konfirmuar edhe përballjen me embargo ruse për produkte ushqimore.
Shqipëria ka pranuar të jetë në krah të shteteve që pranojnë sanksionet e BE kundër Rusisë dhe kjo është arsyeja e reagimit dhe deklaratës së Medvedev.
Kryeministri Dimitri Medvedev shkruan: “Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lishtenshteni dhe me gjasë edhe Ukraina përballen me embargo ushqimore pasi iu bashkuan vendimit të BE–së për të shtuar sanksionet kundër Rusisë”.