E martë, 5 Gusht 2014
Është arritur një memorandum i përbashkët bashkëpunimi ndërmjet qendrës kinematografikë të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, përkatësisht Fakultetit të Arteve.
Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi është mbështetja financiare e Studentëve të fakultetit të arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në prodhimin e filmave të diplomës dhe angazhimi i studentëve të fakultetit të arteve në projektet të cilat i subvencionon Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).