Merkel hedh poshtë pretendimet për lidhjen mes terrorizmit dhe refugjatëve


E enjte, 18 Gusht 2016

merkel

Berlin – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hodhi poshtë pretendimet se fluksi i vitit të kaluar i refugjatëve ka sjellë terrorizëm në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo tha se ky fenomen nuk ka ardhur me refugjatët, por është dukuri që ka qenë e pranishme në Gjermani edhe më herët, transmeton agjencia e lajmeve të Gjermanisë.

Merkel ka folur të mërkurën në mbrëmje në tubimin në shtetin federal Mecklenburg- Pomerania Perëndimore.