Merkel lë vend për kompromis


E martë, 15 Dhjetor 2015

Berlin – Merkel nuk dorëzohet para kërkesave dhe presioneve të anëtarëve të partisë së saj, CDU, për vendosjen e një kufiri në numrin e refugjatëve që mund të hyjnë në territorin gjerman.

Në ditën e parë të kongresit të përvitshëm të partisë ajo u shpreh se sfida e emigrantëve është shumë e madhe dhe vendi do të jetë në gjendje të reduktojë fluksin e refugjatëve.

Merkel po përpiqet të gjejë një kompromis me krahun më të ashpër të partisë kristiandemokrate, të cilët janë kundër teorisë së dyerve të hapura të kancelares në lidhje me refugjatët. Politikë që i solli kancelares shumë çmime dhe vlerësime ndërkombëtare, por dhe përçarje brenda partisë.

Kërkesa për vendosjen e një numri të caktuar për sa i përket refugjatëve që mund të priten është refuzuar nga Merkel shumë herë. Në tekstin, që pritet të miratohet, thuhet se vazhdimi i fluksit në një vend si Gjermania do të përmbyste autoritetet dhe shoqërinë.