Merkel uron Bashën për reformën në drejtësi


E mërkurë, 20 Korrik 2016

mer bash

Berlin – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku e ka informuar atë mbi arritjen e konsensusit për draftin kushtetues të reformës në drejtësi.

Sipas një njoftimi të Partisë Demokratike, Merkel e ka falënderuar kreun demokrat për kontributin dhe lidershipin e treguar në këtë proces, duke shprehur bindjen se suksesi i reformës në drejtësi do të jetë një ogur i mirë për integrimin e vendit.

Përderisa Basha tha se zgjedhjet e lira dhe demokratike mbeten sfida më e madhe e Shqipërisë, Merkel thotë se Gjermania është përkrahëse e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.