Mësohet emri i kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit


E hënë, 21 Gusht 2017

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka qëndruar gjatë ditës në Prizren kur edhe është vendosur emri i kandidatit me të cilin kjo parti do të synoj edhe një mandat katër vjeçar në këtë qytet.

Burime të gazetës Express thonë se Shaqir Totaj ka marrë besimin e partisë për t’i prirë listës së kësaj partie për udhëheqje në Prizren në zgjedhjet e 22 tetorit.

Zyrtarizimi i Totajt pritet të bëhet nesër, kur edhe përfundon afati që partitë kanë zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë komunash.

Partia Demokratike e Kosovës, nga viti 2007, ka qeverisur me Prizrenin.

Për tre mandate, Ramadan Muja, është kryetar komune.

Etiketa: , , ,
Të fundit