Messi është Pavarotti i futbollit


E martë, 4 Prill 2017

“Messi është Pavarotti i futbollit, përveçse është një futbollist që bën ato që s’mendohen”.

Kështu është shprehur trajneri italian Fabio Capello për mikrofonin e “Radio anch’io sport”.

“Kështu janë futbollistet e jashtëzakonshëm të cilët të lënë me gojë hapur. Nuk është Messi që shohim fillimisht, por kualiteti dhe klasi i tij të bëjnë që të argëtohesh, shpresojmë jo shume ndaj Juventusit”, tha italiani.

Për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj katalonasve, trajneri sheh një 50 për qind të mundësisë për atë çfarë mund të bëjë formacioni i Massimilliano Allegri.

Capellos nuk i ka pëlqyer Juve që ka parë dje ndaj Napoli: “Juve gjuajti vetëm një herë në portë dhe shënoi. Nuk më pëlqeu. Në vështirësi për zotërimin e topit”.

Etiketa: , , ,