Messi: Ribery lojtari më i mirë i Evropës


E premte, 13 Shtator 2013

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se lojtari i Bayern Munichut Franck Ribery e ka merituar çmimin e Lojtarit më të mirë në Evropë.

Argjentinasi dhe Cristiano Ronaldo ishin dy nga tre finalistët për çmimin e UEFA-së por tripleta e fituar me Bayernin mundësoi që Ribery të merrte çmimin.

“Ishte një nder i madh që isha në garë, në mesin e tre lojtarëve më të mirë në Evropë”, ka thënë Messi për “Uefa”.

“Ka shumë lojtarë të mirë në botë dhe ishte kënaqësi e vërtetë që isha në këtë garë, por ai (Ribery) e ka merituar çmimin”, ka shtuar reprezentuesi i Argjentinës.