Meta-Pendarovski: Bashkë në synimin e integrimit europian


E diel, 12 Maj 2019

SHKUP – I ftuar në Shkup për ceremoninë zyrtare të betimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me homologun e tij, të cilin e përgëzoi për fillimin e detyrës.

Homologët Meta e Pendarovski theksuan rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të të dy vendeve, si një mesazh i fuqishëm për perspektivën europiane të të gjithë rajonit.

“Neve na bashkon synimi i përbashkët i integrimit europian të vendeve tona, rrugë gjatë së cilës mund të mbështetemi tek njëri-tjetri”, theksoi presidenti Meta.

Meta ka vlerësuar mesazhet dhe qëndrimin e presidentit maqedonas përpara, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, si dhe përfundimin me sukses të dy raundeve presidenciale në një frymë të qetë dhe demokratike në Maqedoninë e Veriut.

Etiketa: , , , ,