Mianmar, budistët propozojë ngritjen e ushtrisë kundër muslimanëve


E mërkurë, 7 Maj 2014

Arakan

Politikanët, murgjit dhe udhëheqësit budist në Mianmar bënë thirrje për krijimin e një “Ushtrië Kombëtare të Mbrojtjes” kundër muslimanëve Rohigya që jetojnë në këtë rajon.

Për krijimin e këtij aparati shtesë të dhunës ndaj komunitetit të persekutuar Rohingya, budistët dërguan kërkesë në institucionet përkatëse, e deri tek kryeministri i vendit.

Dhuna e vazhdueshme kundër komunitetit nga ekstremistët budist në Rakhine të Mianmarit ka detyruar shumë persona të rrezikojnë jetën e tyre duke ikur në vendet përreth. Ata emigruan nëpër dete dhe terrenete të tjera të rrezikshme.

Shumë nga ata që mbijetuan udhëtimin e rrezikshëm kanë rënë viktimë e trafikantëve që i mbajnë ata si pengje në vende të largëta. E edhe më shumë të tjerë po përballen me dëbim dhe përndjekje nga vendet ku ata kërkojnë strehë.

Mianmari ka kohë që kryen genocid kundër muslimanëve Rohingya, ndërsa diskriminimi i radhës është mohimi i shtetësisë së tyre, duke mos i lejuar të regjistrohen si qytetarë. Budistët pretendojnë se ky komunitet vjen nga Bangladeshi, dhe se ka migruar në mënyrë të paligjshme në Mianmar.