E diel, 9 Qershor 2013
Microsoft-i ka lansuar aplikacionin Bing Translator për Windows 8 dhe Windows T që do të suportojë më tepër se 40 gjuhë të ndryshme. Aplikacioni është tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar në Windows Store.
Sipas Microsoft-it ky aplikacion është dizajnuar nga themelet për t’u përshtatur sa më mirë me pajisjet me sistem Windows.
Fjalori funksionon për dy lloje përkthimesh:
1. Përkthimi i teksit realizohet shumë lehtë, mjafton të shkruani fjalët ose të bëni “paste” një pjesë të caktuar të kopjuar dhe më pas përzgjidhni gjuhën që dëshironi.
2. Përkthimi i kamerës, i njohur ndryshe edhe si përkthimi i realitetit virtual do të thotë që përdoruesi mund të fotografojë një pjesë teksti që nuk e kupton dhe më pas e përkthen atë në gjuhën e përcaktuar.
Dy llojet e përkthimeve funksionojnë edhe “off line” nëpërmjet shkarkimit të paketave gjuhësore. Aktualisht janë të disponueshme vetëm disa prej tyre, por në të ardhmen numri i këtyre paketave do të shtohet.
Disa prej funksioneve të tjera që ofron ky aplikacion janë:
3. Përkthe kudo që të jesh – Ky opsion konsiston në përkthimin e teksteve nga çdo aplikacion duke përdorur Share Charm.
4. Multitask with Snap View – Përdoruesit mund të përkthejnë edhe kur janë duke kryer diçka tjetër thjesht duke hapur Bing Translator në të djathtë ose në të majtë të ekranit.