Mimoza, Vulin nuk ke vend në Gjakovë


E hënë, 6 Janar 2014

Prishtinë, 6 janar – Ministria e Punëve të Brendshme ia ndaloi Vulinit shkuarjen në Gjakovë, njofton nëpërmjet një komunikate kjo ministri.

“Me qëllim të sqarimit te opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulin për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë t’i informojmë se ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, më datë 3 janar 2014, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar 2014”, thotë komunikata e MPB-së, ndërsa bashkëngjit letrën e ministrit Rexhepi drejtuar shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar”.

“MPB-ja siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo moslejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit. Në këtë drejtim, MPB-ja fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin, i cili është se Vulinit i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë Komunën e Gjakovës”, mbyllet komunikata e MPB-së.

Etiketa: ,