Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ministri turk i Çështjeve Evropiane: Ligjin për luftën kundër terrorit nuk e ndryshojmë

Prizren Post | 16:33 - 12.05.2016

Kërkesa për zbutjen e ligjit për luftën kundër terrorit i parashtruar si kusht nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ka marrë një përgjigje të ashpër nga Ministri turk i Çështjeve Evropiane dhe Kryenegociatori Volkan Bozkır.

“Në një kohë që Turqia ka 450 dëshmorë, kur vazhdojnë operacionet e luftës kundër terrorit, në një kohë kur bombat vetëvrasëse marrin jetën e njerëzve të pafajshme, ndryshimi i ligjit kundër terrorit nuk është i mundur” tha Ai.

Volkan Bozkır, në kuadër të takimeve në Strasburg bisedoi me kreun e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, kryetarin e grupit “Reformist dhe Konservator Evropian” Syed Kamall, Kryetari i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella dhe Kryetarin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit evropian Elmar Brok.

Bozkır, në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit me Schulz, theksoi se Turqia ka punuar shumë për të siguruar kushtet e nevojshme për liberalizimin e vizave dhe shtoi: “Ky nuk është një problem matematike. Ky është një problem politik. Është e rëndësishme që gjendja ta komentohet si politike”.

Ai theksoi se ndryshimi i ligjit të terrorit është plotësisht i pamundur.

“Ligji ynë për luftën lundër terrorit është i përshtatshëm me standardet e Evropës” tha Ministri turk i Çështjeve Evropiane dhe Kryenegociatori Volkan Bozkır.


Arivisti Company