Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Miroljub Jevtic: Liderët shqiptarë e urrejnë Islamin

Prizren Post | 19:49 - 08.01.2014

Miroljub Jevtic

Miroljub Jevtic, serbi që e shpalli veten si ekspert të islamit thotë se liderët shqiptar e urrejnë popullin e tyre dhe çdo gjë shpirtërore siç është feja islame veç që të duken sa me evropian.
Kështu ai ka shkruar në njërën pjesë të librit të tij “Islam i Albanci” (Islami dhe shqiptarët). Përveç kësaj, ai i ka quajtur liderët kosovarë barinj me rroba evropiane, të cilët termin ateizëm e mësuan prej Serbisë.
“Të ashtuquajtur ‘lider të shqiptarëve’ për shkak të kompleksit evropian e urrejnë popullin e vet dhe çdo gjë shpirtërore siç është Islami tek ta, prandaj ne jemi fitues kur kjo ndodhë ngase çdo herë kur populli shqiptar pret me së shumti nga liderët e tyre, atëherë zhgënjehet nga ta sepse janë më se të gjithë pa moral shpirtëror dhe janë plle e ateizmit që arrita personalisht të ua imponoj në literaturën e tyre dhe krenohem me këtë gjë ngase janë patriot që si term e mësuan këta barinj me rrobe evropiane nga ne”,
“Liderët laik shqiptar do të krenohen me ortodoksizmin tonë apo kryqin katolik ne Kosovë në kohën kur atje janë religjion minoritar dhe çdo gjë autoktone që i ruajti si shumicë nga sllavizmi ishte Islami dhe shumë shpejt duke mos e vërejtur shqiptarët, hanë si ne, pinë si ne, flenë dhe argëtohen si ne dhe brenda njëzet vitesh Serbia do të ketë këtë krahinë pjesë të sajën duke llogaritur edhe në Shqipërinë”.


Arivisti Company