Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Miting përkrahjeje nga Shqipëria për Erdoğan-in

Prizren Post | 00:09 - 20.06.2013

Në Tiranë u mbaj një miting në shenjë përkrahje për kryeministrin e Republikës së Turqisë dhe njëherit njërit prej miqëve më të mëdhenj të popullit tonë Rexhep Tajip Erdogan.

image

Parullat më të përdorura në këtë miting përkrahës ishin: “Përkrahjen ndaj kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan që shërbimin ndaj njerëzve na e ka shëndruar në burim inspirimi, e kemi sot dhe çdo ditë dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë ky inspirim”.
“Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia apo Turqia kudo që të jenë Erdogani e gëzon përkrahjen e gjithë popullit shqipëtar”.
“Erdogani sa herë që ka pasur nevojë gjithmonë ka qenë pranë popullit shqiptar dhe u ka ndihmuar atyre”.

image

“Ne liderit Erdogan po i’a përcjellim falenderimet”.
“Duke e përkrahur Erdoganin, veten dhe familjet tona po i mbrojmë nga degradimet e medha ekonomike”.
“Lideri Erdogan shqiptarët gjithmonë janë pranë teje”.
Pjesëmarrësit e mitingut poashtu mbanin fanela me mbishkrimin “Erdoğan seninleyiz”, (Erdogan jemi me ty)./Prizren Post/


Etiketa:
Arivisti Company