Monarkia e Monarkut, Zogu Junior II !!!


E premte, 14 Tetor 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Jam skeptik gjithnjë rreth këtyre dukurive joshëse me inskenime perfide për sytë e të kortezhuara në mënyrë teatrale e të mbushur me helmë për zemrat e një ditës së caktuar në të cilën do të gdhijë e nesërmja e mbarsuar, ndoshta me një ditë fatale për shqiptarët!

Duke njohurë mirë rrethanat e Monarkizmit dhe aplikimit të saj me pompozitet siç bëhet ditëve të fundit në Mediat botërore me Princ Lekun e dytë si “shqiptar”, ku preferoj për kujdesë të kemi shikiminë e tërësisë së fotografisë e jo asaj fragmentares!

Ky person i ashtuquajtur Leka II JUNIOR, i cili thiret në emër të Kombit i dëshirojmë suksess dhe respekt gjatë çiftëzimit si çdo personaliteti tjetër në këtë botë me një persone, me gjasa sipas emërimit (hebreje), Elia Zaharia. Por është irelevante të aludohet se, Leka si Mbret i Kombit të ketë lidhje së paku me botën shqiptare nga së largu e së afërmi jonë.

Personin që e njohim rastësisht nga fotografitë të postuara elektronike gjatë rastit të martesësë i veshur me kostume të traditës kombëtare, që ka një botë të brendshëm të panjohur por me tipare pastër një anglezi fytyr zbehtë e të ftohtë me dukje bardhoshi, është largë i të qenurit një shqiptar i ngrysur nga koha dhe gajlosjet shqiptare.

Personi me pamje dhe qëndrim aristokrat s’ka gjasa të ngjizet me një popullë me tipare dhe mentalitet të ngrohtë ballkanas, e të jetë i besës ngase është rritur diku jashtë!?

Mua më duket se ky ceremonial është një mashtrim (intrig) i radhës nga bota perëndimore që ka për tentativ të injektoj në ndjenjat shqiptare edhe një huti në këto kohëra të vështira politike për fatin shqiptar duke e treguar këtë princ si “person (Supermen) që do të shpëtoj një ditë Shqiptarinë”!

Perëndimorët faktikisht bëjnë një ndryshim nga dukja ku “Ujku me Frak Demokratik” fshehet pas gëzofit të qengjit. Kështu Mbretëritë Demokratike krijuan një mandat të re të dytë për pushtimin dhe shfrytëzimin e popujve e cila u dha lirinë për qeverisjen botërore, edhe kur të vijë afati i skadimit të Marrëveshjes së Lozanës 2023.

Princi Leka, 34 vjeç, është i diplomuar nga akademia ushtarake Sandhurst e Britanisë, dhe është këshilltar i ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Shtrohet pyetja, sa do të ishte reale që Personi në fjalë të qëndroj pranë shqiptarit e jo pranë tutorit të cilit pritet t’i jetë lojal sipas kodit kalorsiak anglez, deri në vdekje. Për të arritur deri në këtë post që të bëhet një ditë mëkëmbës i ri me një mission të caktuar afatgjat tek i cili është investuar një ideologji e indoktrinuar mbi imperializmin Britanikë.

Tani Plotësisht flloj të dyshoj përse qeveritë Shqiptare janë të reshtuar me anti-islamizëm nga e cila buron slamofobia duke favorizuar në trojet tona elementet kristiane! Ndoshta nga ajo sepse marrin instruksione nga Princi në ekzil !?

Në këtë ceremonial çuditërisht më shumë se 20 anëtarë të familjeve mbretërore morrën pjesë në ceremoninë martesore, duke përfshirë Mbretëreshën Sofia të Spanjës, ish perandoren e Iranit Farah Diba, Princin Mihajlo Karagjorgjeviç të Jugosllavisë dhe Princeshën Margarita të Rumanisë!

Eshtë e pamundur që dikush nga jashtë e më pak nga rrethi vicioz Anglez, e njohur për krijime të çerdheve “mbretërore’’ në ekzil nga ‘’afatskaduarët”, që një ditë të pretendoj si projekt të fabrikoj sërish në praktik “Mbretëri Vazale” që do të pikasin në momente të duhura vullnetin e pjekurisë së opinionit të një populli nga aspekti kohorë për të operuar suksesshëm mbi mendjen perceptues të tijë. Djallëzi të cilin mund të pjellë vetëm koka e mashtruesit më të madh arrogant të globit, siç është Anglia.

E gjthë kjo bëhet me gjasa sërish për të sunduar gjeopolitiksht mbi ndjenjat, pasuritë natyrale siç bëri në 100 vtet fundit kur instaloj Monarkinë dhe Komunizmin, ndoshta edhe të nesërmen si triumfi i radhës.

Shihet një oborr Mbretëror ku për herë të parë mblidheshin më shumë se 20 familje mbretërore, rreth 100 aristokratë dhe me dhjetëra të ftuar të tjerë të rëndësishëm, pa dyshim që do tërhiqte pranë vetes me dhjetëra media të akredituara për të pasqyruar eventin në kohë reale.

Disa nga mediat më prestigjioze në botë, kanë raportuar për martesën mbretërore shqiptare duke përfshirë edhe Daily Mail, PopSugar dhe AFP. Ato kanë përcjell secilin detaj të ngjarjes, duke vënë në fokus fustanin e Elias. Mediat botërore e vlerësojnë fustanin e Elia Zaharias të bërë nga kreatorja kosovar shumë lartë !?

Eshtë turpë dhe skandaloze të raportohet për prezencën e madhe të mediave prestigjoze në një ceremonial për fustanin dhe mbretin që ska të bëj asgjë me realitetin momental të sistemit pluralist dhe regjimit politik shqiptar, e të mos akreditohen e të raportojnë Mega Mediat botërore nga vendngjarja e Luftimeve të përgjakshme në Siri e veçanrisht mbi Alepo, si një dramë njerëzore. Atje ata mungojnë!!?

Këto media kurrë nuk kanë treguar skenat e përgjakura nga lufta në Siri, Irak, Jemen e gjetiu. Ata gjithnjë mungojnë për përcjelljen “live” nga fronti i luftës apo grusht shteti siç ishte në Egjipt, apo tentativa për grusht shteti në Turqi. Ata gjithnjë bëjnë program “live” kur banditët vandal të nxitura nga perëndimi atakojnë mbi demokracinë e arritur përmes vullnetit të popullit në botën Islame!?

Për çudi, tani për tani Darsma e Madhe ka filluar diku në Angli, kurse në Protektoratin Kosovë zyrtarisht po promovohen vend e pa vend Kisha dhe Kryqa politike të përkrahura nga stafi qeveritar dhe nga don lush gjergjët të shtyra prej Vatikani e të frymëzuara si gjithnjë, edhe nga intriganti Angli.

Vatikani ka për Qëllim të ungjillos Kosovën përmes Peshkopit Roman Catholic i Kosovës i cili beson se Muslimanët e Kosovës kanë nevojë për një “pagëzim kulturor” në katolicizëm.

Pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës mund të jetë islamike, por kjo nuk e ka ndalur Vatikanin nga nisja e një fushatë ungjillizuese në shkallë të plotë atje. Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për Evropën të kthehet në rrënjët e saj Katolike, dhe peshkopi katolik Dodë Gjergji – është duke bërë të njëjtën gjë për të kthyer muslimanët e Kosovës në katolicizëm!?

Atëherë them! Na qoftë për hajrë kjo darsëm e filluar pa hanxhiun! Por një gjë mos harojmë; ..”Rob i vërtetë është ai i cili pret ta lirojnë të tjerët, thotë Poundi !!!?

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.