Mos u mashtroni nëse dikush ju thotë se ju dërgon në Gjermani


E martë, 5 Shtator 2017

Policia ka bërë të ditur se ditën e kaluar është arrestuar një shtetas i Kosovës me dyshimin se ka mashtruar qytetarët për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani.

“Prishtinë, më 04.09.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani. Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në komunikatën e Policisë të Kosovës.

Ndërkaq para pak kohësh një rast i ngjashëm është shënuar në Komunën e Prizrenit

Etiketa: , , ,