Moyes jep shpresë për Januzajn


E diel, 9 Qershor 2013

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, mund të shpresojë në hapësirë te skuadra e parë e Manchester Unitedit, pas komenteve që ka dhënë trajneri i ri i “djajve të kuq”, David Moyes.

Ky i fundit ka thënë se beson te lojtarët e rinj dhe do t’u jap atyre hapësirë për të shprehur në fushë aftësitë. “Unë besoj te lojtarët e rinj dhe do t’ua jap rastin për të luajtur”, ka thënë Moyes, njofton të shtunën “hereisthecity.com”.

Januzaj 18-vjeçar është vlerësuar për potencialin që ka nga ish-trajneri legjendar i Menjus, Sir Alex Ferguson. Ferguson e përfshiu Januzajn në ekip për ndeshjen e fundit kampionale të Premier Leagues të Anglisë, por nuk e aktivizoi. Januzaj para dy vitesh kaloi te Unitedi nga Anderlechti belg. Ai edicionin e fundit luajti për ekipin rezervë të Unitedit dhe u zgjodh lojtari më i mirë. Januzaj së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me kampionin e Anglisë.