Mozilla ridizajnon Firefox, ja disa prej ndryshimeve


E diel, 9 Qershor 2013

Mozilla është duke punuar për ridizajnimin e Firefox-it për të qëndruar koherente me mënyrën e avancuar se si përdoruesit janë duke e përdorur Internetin dhe shfletuesit kohët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe dizajni i ri ka pasur ndryshime dhe përmirësime të shumta dhe po arrihet më në fund që të ofrohet një version shumë më tërheqës dhe funksional për përdoruesit.

Firefox 25 pritet të jetë gati për përdoruesit në muajin tetor. Në fakt është e mundur që ky version të shkarkohet që tani nga përdoruesit, por këta të fundit duhet t’a marrin vetë përsipër riskun për problemet e ndryshme që mund të hasin.

Duke qenë se përdoruesi nuk po i përdorin shfletuesit vetëm për të vizituar faqe të ndryshme, por për të aksesuar aplikacione ueb, për të përdorur funksionalitete të ndryshme të instalueshme nëpër shfletues si dhe për të ndërvepruar me rrjetet sociale është mëse e nevojshme që shfletuesi të disponojë të gjitha karakteristikat e mundshme për të ofruar shërbim të kënaqshëm, por njëkohësisht duhet të jetë edhe shumë i lehtë në përdorim.

Pikërisht për këto arsye për të realizuar dizajnin e ri ekipi zhvillues është përqendruar në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me shfletuesin duke ofruar kështu versionin e ri me emrin e koduar “Australis”.

Në qoftë se i hedhim një sy fotos së mëposhtme e cila, demonstron dizajnin e ri do të vëmë re se ndryshimet e bëjnë Firefox shumë të ngjashëm me Chrome.

– Skajet e faqeve (tab) janë më të harkuara.

– Butoni i menusë “Firefox” me ngjyrë portokalli do të ndryshojë pozicion pasi nga skaji në të majtë të faqes do të kalojë në skajin e djathtë.

Përsa i përket ndryshimeve të tjera mund të përmendim mënyrën e organizimit të faqeve të hapura (tabs), për të cilat Mozilla ka menduar të përcaktojë një gjerësi minimale dhe në rastet kur janë hapur shumë faqe njëkohësisht të gjitha tab-et do të jenë të dukshme në një menu të veçantë.

Ndërkohë mund të themi se mënyra e organizimit të ikonave është e ngjashme me atë të aplikacionit Firefox për Android. Në këtë version të ri do të ketë një vend të posaçëm për butonat add-on dhe widgets, por ato në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojnë menutë e krijuara nga përdoruesit pasi ashtu si e përmendëm edhe më sipër Firefox 25 do të jetë i orientuar nga përdoruesi.

Të fundit