MPB e Maqedonisë: 15 të vdekur nga moti i keq në Shkup


E diel, 7 Gusht 2016

shkup

Shkup – Pesëmbëdhjetë të vdekur, 22 të lënduar dhe 6 të zhdukur është bilanci i deritanishëm nga moti i keq me reshje të rrëmbyeshme të shiut i cili mbrëmë përfshiu kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç deklaroi për AA, zëdhënësja e policisë Natalia Spirovska Kordiç, të dhënat e lartpërmendura kanë të bëjnë përfundimisht deri orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, ku ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Pjesët më të prekura nga moti i keq, atje ku dhe janë regjistruar viktimat janë vendbanimet Stajkovci, Haraqinë dhe Hasanbeg, dhe Smillkovë.