Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Muri është pretekst për zgjatjen e bisedimeve në Bruksel

Prizren Post | 08:38 - 09.12.2016

Prishtinë – Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka bërë me dije se ndërtimi i murit në pjesën afër urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka për synim të bëhet temë e diskutimit në Bruksel ndërmjet dy shteteve.

Maloku në një intervistë për “Epokën e re”, tha se në këtë mënyrë Serbia po pretendon t’i zgjasë bisedimet në pafundësi, duke shpresuar në ndryshimin e raporteve ndërkombëtare SHBA-Rusi.

Ai i ka ftuar institucionet e Kosovës, që në konsultim me Bashkimin Evropian, të reagojnë ndaj ndërtimit të këtij muri, sikurse ndaj çdo objekti tjetër pa leje.

Maloku ka thënë se Kosova ka gabuar që kur ka hyrë në bisedime me Serbinë, nuk ka bërë një plan për afatizimin e këtij procesi.


Arivisti Company