Muri i Mitrovicës ekziston në projektin e urës [video]


E mërkurë, 25 Janar 2017

Prishtinë – Muri i ngritur në veri të Mitrovicës, është në projektin e Brukselit për revitalizimin e urës, jo në lartësin e siç është ngritur, por është pjesë e këtij projekti.

[youtube QSlmcbq4Q3E]

Këtë gjë e ka pohuar zyrtarja ekzekutive në Komunën e Mitrovicës veriore Adriana Hoxhiq, e cila ka thënë gjithashtu se rrëzimi i tij nuk është në dorën e Komunës.

Hoxhiq ka thënë se çështja e urës është politike, dhe se është folur për të 4 vite me radhë pa asnjë rezultat konkret.

E muri i ngritur sipas saj është një patate e nxehtë që po tentohet ti lihet në dorë komunës së saj, por që nuk do e marrin përsipër këtë barrë.

Etiketa: