Muriqan: kolonat e gjata, pritjet nuk janë të mëdha


E shtunë, 1 Gusht 2015

muriqan

Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi ka ditë që është ngarkuar për shkak të numrit të madh të kosovarëve që nisen për pushime, por edhe për të kaluar transit për ne vendet e BE-së.

Por, megjithë kolonat e gjata, pritjet nuk janë të mëdha, për këtë kohë ato po vlerësohen të zakonshme.

Autoritetet e Malit të Zi thonë kolonës po i kontribuojnë edhe ata qytetar që nisen pa dokumentacionin e duhur.

Kolonat janë të gjata, por jo edhe pritjet. Pushuesit që nisen drejt Ulqinit, po përballen me kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Sukubinë – Muriqan, megjithatë pritja nuk është e madhe.

Mirëpo edhe pse kolona arrin në 2 kilometër drejtuesit e automjeteve nuk kanë pritur edhe aq gjatë në radhë për të kaluar në anën tjetër te kufirit.

Kolonat në pikën e kalimit kufitar Sukubinë-Muriqan përsëritën çdo vit dhe herë pas here pritjet janë të gjata. Por këto të këtij viti vlerësohen të zakonshme marr parasysh numrin e madh të qytetarëve që hyn në Ulqin.

Sipas të dhënave zyrtare që nga 15 korriku deri me 31 korrik në Mal të Zi kanë hyrë dhe kanë dalë 342 mijë e 567 qytetar, që i bije 22% më shumë se vitin e kaluar dhe 78 mijë 344 automjete më shumë se vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë kohore.