E enjte, 1 Maj 2014
Qendra e parë kërkimore Islamike e Zvicrës ka hapur dyert e saj për promovimin e vlerave të moderuara të Islamit në këtë vend evropian dhe të ofrojë muslimanëve zviceranë një edukim të rrallë islam në gjuhën gjermane.
Këshilli i Dijetarëve të Instituti është ngarguar me përgatitjen e kurrikulave mbi baza të shëndetshme akademike të miratuar nga institutet e akredituar islame në vendet islamike,, tha Abdullah Nicholas Blancho , anëtar i Këshillit të Institutit Islamik të sapo – themeluar, për Agjencinë KUNA (Kuwait News Agency) të martën, më 22 prill 2014.
Instituti i sapo-krijuar Instituti i Shkencave Islame është themeluar nga Këshilli Islamik Zviceran-Shura.
Sipas këshillit, instituti i ri do të lejojë njerëz nga të gjitha besimet të regjistrohen për studimin e Kur’anit, Sunetit si dhe studimet e Hadithit.
Ky institut do të ofrojnë studime fetare islame në gjuhën gjermane, duke plotësuar një boshllëk të rëndësishëm për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të figurave të kualifikuara akademike islame të aftë për pedagog për Islamin në këtë vend evropian.
Instituti Islamik ka për qëllim promovimin e vlerave të moderuara dhe parimet e Islamit që në thelb është thirrje për tolerancë, sipas Abdullah Nicholas Blancho, anëtar i Këshillit të Institutit Islamik.
Është sugjeruar që të ofrojnë informata të sakta në lidhje me besimin Islam dhe për të korigjuar përshtypjen e gabuar se Islami është i paaftë për të adresuar çështjet bashkëkohore, shtoi ai.
Zvicra është shtëpia e rreth 500.000 muslimanëve, nga një popullsi prej më shumë se 8 milionë banorë, shumica e të cilëve janë emigrantë nga Shqipëria dhe vende të tjera në Ballkan.
Themeluar në vitin 2009, Këshilli Islamik Zvicëran-Shura përfaqëson një grup të muslimanëve zvicëranë, duke përfshirë figura akademike, që mbrojnë të drejtat e Islamit dhe muslimanëve në këtë vend evropian përballë fushatës së urrejtjes të ekstremit të djathtë.
Zvicra ka afër 160 xhami dhe vende për namaz, kryesisht në fabrika të cilat janë jashtë përdorimit dhe në depo të ndryshme.
Vetëm katër xhami kanë minare, por në asnjën prej prej tyre nuk thirret ezani për namaz sepse është e ndaluar.