Mustafa: I kemi votat për Specialen


E diel, 2 Gusht 2015

musttafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se i kanë siguruar votat për votimin e Gjykatës Speciale.
Sipas Mustafës votimi i Gjykatës Speciale më nuk do të jetë pengesë serioze siç ka qenë deri më tani, për shkak se ata tashmë i kanë siguruar votat për votimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se tashmë i kanë votat e deputeteve të Kuvendit të Kosovës për votimin e ndryshimeve të amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një aktiviteti për të rinjtë e diasporës.

Opozita, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, ka paralajmëruar votën kundër.

Nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të Listës Srpska, kurse nga LDK-ja është paralajmëruar se të gjithë do ta votojnë Specialen.

Të lëkundur ka ende në partinë e Hashim Thaçit, PDK.