Mustafa kandidat për kryeparlamentar, Gashi e konteston


E enjte, 10 Korrik 2014

Përfaqësuesit e partive që tashmë kanë arritur koalicion thonë se ana ligjore ua mundëson krijimin e grupit të përbashkët parlamentar.

Ndërsa, Isa Mustafa do të jetë i propozuari i koalicionit për kryetar të Kuvendit.

E, deputeti i LDK-së Arben Gashi, thotë se ende nuk kanë vendosur në Këshillin e LDK-së se kush do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke e vënë në dyshim kandidaturën e shefit të tij.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se ata sot janë regjistruar me përkatësinë politike ashtu siç janë marr vesh, për formimin e grupit të përbashkët parlamentar LDK-AAK-Nisma.

Ai tha se ky grup do të ketë 47 deputetë dhe përmes këtij grupi ata synojnë t’i realizojnë të drejtat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Derisa, tha se ligjet ua mundësojnë krijimin e grupit të përbashkët parlamentar.

“Ana ligjore është ana kushtetuese sepse deputetët kanë të drejt në mënyrë të pavarur se në cilin grup parlamentar do të veprojnë sipas orientimit të tyre programor. Askush nuk mund të ia përkufizoj këtë të drejt, sepse ajo është e drejt e tyre dhe deputetët tanë janë organizuar për një përcaktim të tillë dhe reflektim të interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së, beson se koalicioni tashmë i arritur, do ta marr edhe postin e kryetarit të Kuvendit, duke besuar në votën e deputetëve.

Etiketa: , ,