Mustafa: Më 30 nëntor përmbushen kriteret për liberalizim të vizave


E mërkurë, 7 Tetor 2015

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka lajmëruar sot se në mesin e 95 kritereve të Bashkimit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave kanë mbetur edhe 8 pa u përmbushur, dhe deri më 30 nëntor, Mustafa thotë se do të përmbushen edhe këto.

Ai, ka dhënë këto informacione për kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk ka arsye që të mos e caktoj datën për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën.

Në këtë mbledhje Mustafa ka njoftuar edhe njëherë për vizitën e delegacionit të Kosovës në Nju Jork, dhe takimet që kanë pasur me liderët e vendeve të ndryshme të botës.
Ai, tha që në fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, liberalizimi i vizave, Anëtarësimi në Interpol dhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura.

Mustafa tha po ashtu gjatë kësaj mbledhje se kanë marrë përkrahjen e shumë vendeve për anëtarësimin në UNESCO.

Etiketa: ,