Mustafa: Themelimi i Speciales tregon se jemi për drejtësi


E hënë, 3 Gusht 2015

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Qeveria urgjentisht do të mbajë një mbledhje ku dy projektligjet për Gjykatën Speciale do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria do të kërkojë që sot të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në mënyrë që të votohen dy projektligjet për Gjykatën Speciale.

Mustafa tha se zbardhja e së vërtetës për disa dyshime gjatë luftës dhe pasluftës është një sfidë që duhet zbardhur.

Ai tha se Kosova duhet të tregoj që është e përgjegjshme të përmbush obligimet që ka marr.
“Riprocedimi ruan sovranitetin e Kosovës. Për neve do të jetë e dëmshme që për këtë çështje të vendoset në bazë të rezolutës 1244 “, ka thënë Mustafa.

Ai tha se do të kishte qenë shumë mirë që ky proces të zhvillohet në Kosovë .

Etiketa: , ,