E martë, 10 Shtator 2013
Shtylla e fesë pa të cilën ajo nuk mund të mbahet është namazi. Muslimanët duhet ta kryejnë këtë ibadet para të gjitha llojeve të ibadeteve tjera. Omer ibn El-Hattabi ka thënë: “Për mua vepra më e rëndësishme e juaja është namazi. Kush e ruan atë, e ruan fenë e vet, e kush nuk e ruan, atëherë të gjitha punët i ka të pambrojtura (i janë shkatërruar)”.
Namazi është forma e parë e ibadetit që u është urdhëruar njerëzve, e numri i pesë kohëve të namazit është po ai numër të cilin All-llahu i Madhërishëm ia ka caktuar Pejgamberit [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem] në natën e Mi’raxhit. Nga ana tjetër, namazi ka qenë porosia e fundit e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para se të shpërngulet në ahiret: “Namazin, namazin! Edhe ata që i keni nën kujdesin tuaj”. Transmeton Ibn Maxhe.
Namazi është puna e parë për të cilën njeriu do të jep llogari (në Ditën e Gjykimit) dhe ai është ibadeti të cilin nëse e len njeriu, e humb fenë e vet. Kur të lihet namazi, atëherë te njeriu nuk mbetet asgjë nga Islami, sepse namazi është shtylla e Islamit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Puna më e rëndësishme dhe shtylla e Islamit është namazi, ndërsa kulmi i tij është lufta në rrugë të All- llahut”.Transmeton Tirmidhiu.
All-llahu i Madhërishëm thotë:“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhien në çdo të keqe (ose në Gaja).” (Merjem: 59)
“Vazhdoni rregullisht namazin (faljet), e edhe atë namazin e mesëm…” (El-Bekare: 238)
Përqëndrimi në namaz është falja e tij në kohën e vet, ashtu siç ka thënë All-llahu i Madhërishëm: “Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj narnazit’ janë të tyre janë të pakujdesshëm.” (El-Maun: 4-5)
Këta janë ata që përherë e shtyjnë faljen e namazit në kohën e vet.
Muslimanët janë të urdhëruar që ta falin namazin brenda mundësive të tyre, sepse All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut…” (Et-Tegabun: 16)
Besimtari e ka për obligim që kur të hyjë në namaz të jetë i pastër, që leximin e Kur’anit në namaz ta bëjë me përulësi dhe drejtë, si dhe t’i jenë të plota rukuja dhe sexhdeja. Nëse nuk ka mundësi të merr abdest për shkak të sëmundjes ose për ndonjë shkak tjetër, atëherë do të marrë tejemum, gjegjësisht me dhë do ta fërkojë fytyrën dhe duart e veta dhe do ta falë në kohë pa e shtyrë kohën e namazit. Po ashtu, nëse është i burgosur ose i lidhur, atëherë do ta falë namazin në atë gjendje që është, e nëse është para armikut (dhe frikohet prej sulmit në atë kohë), atëherë do ta falë namazin në atë mënyrë që e ka sqaruar All- llahu i Madhërishëm:
“Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frikoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie…” (En- Nisa: 101-102)
“… E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë falne namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (En- Nisa: 103)
Muslimani e ka për detyrë që t’i urdhërojë për namaz edhe gratë edhe burrat, madje edhe fëmi- jët. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz posa t’i mbushin shtatë vjet, e nëse prej dhjetë vjetëve e më tej nuk e falin atëherë mëshoni (rrihni) dhe ndani nga shtrati”. Transmeton Ebu Davudi.
Nëse njeriu moshërritur me qëllim e le qoftë edhe një namaz, atëherë nga ai do të kërkohet të pen- dohet, e nëse këtë e refuzon, atëherë mbi të do të ekzekutohet dënimi. Një pjesë e dijetarëve thonë se duhet të vritet si i dalë nga feja (murted) dhe nuk do t’i falet xhenazja e as nuk do të varroset në varrezat e muslimanëve. Pjesa tjetër e dijetarëve mendojnë se duhet të vritet, sepse është i njëjtë sikur krimineli i cili u del përpara njerëzve (i plaçkitë ata).
Namazi është shumë i rëndësishëm, meqë është shtylla e Islamit. Nga të gjitha ibadetet tjera All- llahu i Madhërishëm namazin e ka përmendur në Kur’an më së shumti dhe shpeshherë e ka lidhur me ibadete tjera p.sh. zekatin dhe sabrin:
“Faleni namazin dhe jepni zekatin…” (El-Bekare: 43)
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz…” (El-Bekare: 45)
“Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk ndhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!” (El-En’am: 162-163)
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdeusin dhe aty ata janë përgjithmonë.” (El- Mu’minun: 1-11)
E lusim All-llahun e Madhërishëm që edhe neve edhe juve të na bëjë trashëgimtarë të Xhennetul- Firdevsit, ku do të jemi përgjithmonë.
Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi ju. Falënderimi i takon vetëm All-llahut të Madhë- nshëm dhe bekimi i Tij qoftë mbi Pejgamberin e Tij të fundit, mbi familjen dhe mbi as’habët e tij.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “POROSIA E MIRE”
AUTOR AHMED IBN TEJMIJE