Natën e 15 korrikut populli turk ka dhënë një provë historike


E martë, 16 Gusht 2016

erdogan

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në rezidencën presidenciale kryetarin e Dhomave të Avokatisë së Turqisë, Metin Feyzioğlu dhe delegacionin që e shoqëronte, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se lufta kundër puçistëve është duke u kryer brenda kufijve të shteti ligjorë Presidenti Erdoğan u shpreh: “Turqia është një shtet ligjor dhe ashtu do të vazhdojë të jetë. Çdo gjë që nga momenti i parë i luftës kundër puçistëve që i hapën luftë vendit dhe popullit është ndërmarrë në kuadër të shtetit ligjor. Në natën e 15 korrikut puçistë kanë patur përballë popullin dhe forcat tona të policisë me prokurorë, gjyqtarë dhe institucionet e drejtësisë.”

Presidenti Erdoğan u shpreh më tej se “Natën e 15 korrikut populli turk pavarësisht origjinës, pikëpamjeve politike me të gjithë 79 milionë qytetarët ka dhënë një provë historike të nderuar. Askush nuk ka të drejtën që të mbulojë këtë pamje krenare.”

“Sa do të paskrupullt, imoralë, vrasës, dhe pa ndjenja që janë treguar puçistët edhe populli ynë ka treguar një qëndrim po aq fisnik, inteligjent, guximtarë dhe të vendosur. Për këtë popull vetëm respekt mund të ndjehet. Ky është një popull që duhet të puthet në ballë”, u shpreh Erdoğan.

Pasi ka theksuar se Turqia ka qenë pre e abuzimeve Erdoğan tha se “Kur sot kthehemi dhe vërejmë prapa kuptojmë se Turqia për vite me radhë ka qenë subjekt i abuzimit nga të ashtuquajturit të zgjedhur të cilët për vite me radhë kanë pretenduar se mbrojnë vendin dhe shtetin e tyre me gënjeshtrat, shtrembërimet dhe fjalë boshe. Por me 15 korrik kur nisën të shtënat e armëve të terroristëve puçistë asnjëri nga këto abuzues nuk ishte i pranishëm. Ata që mbushën rrugët, sheshet, ata që dolën përpara tankeve dhe armëve nuk ishin këto të zgjedhur, por ishin qytetarë të mesëm.”

“E dimë se ky popull që nuk dorëzoi pavarësinë dhe të ardhmen përballë armëve më moderne të botës, ai nuk thyhet para asnjë force përpos Allahut. Populli turk atë natë i ka dhënë një mësim atyre që mendonin se do ti ulnin kokën këtij populli”, ka shtuar ndër të tjera Erdoğan.