E mërkurë, 14 Dhjetor 2016
…Alltari i politikës është gënjeshtra, ndërsa alltari i Idealit është vetflijimi për hirë të së vërtetës!
Në këto rrethana malicioze, Populli veproj ashtu siç pritej duke xhveshur në pushtet oligarkët nga Mandati i tij, dhe atë mandat ia mveshi Opozitës si Amanet i Legjimitetit të vet, gjegjësisht Rilindjesë me Besë. Kjo fitore pas një dekade e gjysë ishte Fitore e Madhe e Shqiptarëve, më e Madhe mbi dy partitë të vetpëlqyer me pushtet despotik. Sot atyre ua katandisi ekuilibrin e rrafshit të veprimit mbi “agallëkun” e padiskutueshëm që udhëheqnin një pushtet shtetëror qorazi në dëm të popullit, e jo në dobi të tij. Gjatë votimit të sotit, Vota e popullit ata i denoi në kuti me kataklizëm katastrofal.
Megjithate, bilanci i votës së Popullit shqiptar sot tregoj pjekuri më të madhe në krahasim me palën maqedone e cila sërish votoi pushtetin autokrat mifioz maqedonas.
Për gjith këtë kohë një gjë kryesore BDI haroi; Se, nëse amanetin e Besuar të popullit nuk e çon në vend, atëherë Populli jep dhe merr mandate që si pasoj të thyen në kuriz keqazi duke të rrënuar nën atë bar, e ajo i ndodhi sot. Partia me legjimitetin më të madh shqiptar Abuzoi mbi amanetin e besuar duke e prerë atë në besë dhe ky mllef i akumulluar me vite te populli u reflektua në kutinë e votimit.
Ky ndëshkimi Popullor ka gjasa të jet indicie e fillimit të fundit te BDI-së si i vetmi fajtor ngase injoroi me sjellje kapricioze popullin duke shpërdoruar fudullëkun e vet mbi një kult kotësie tjetër. Gjithnjë BDI veten shpallte fitues por populli dilte humbës. Ka gjasa këta Zgjedhje në Maqedoni të jenë fillimi i fundit të kastës së vjetër politik.
Neqoftëse BDI si parti noprane fillon të merr masa serioze dhe urgjente për rehabilitimin e saj nga budallëkia militantiste destruktive e saj duke treguar gatishmëri për t’i dorëzuar të abuzuarit në duart e drejtësisë PSP-s për krime të rënda dhe korupcion flagrant si një kusht për reformim të thellë brenda strukturimit të saj partiak, atëherë lehtësohet mbijetesa e saj si subjekt politik shqiptar edhe më tej…
Nuk duhet haruar se, ky dimension politik duhet shikuar edhe përtej kornizës së saj më të gjërë të rrafshit horizontal dhe atë vertikal [lartë dhe posht nëntokës] se çdo të sjell si ndryshim politik në skenë, si në vend ashtu edhe në Ballkan.
Dmth, me kaq nuk përfundojnë punët. Për këtë duhet të jemi të vetdijshëm. Në Maqedoni u mbajten ‘’zgjedhjet’’ por problemet mbeten pa ‘’zgjidhje’’ mbasi gjërat qëndrojnë ende pezull.
Ballkani ja një kohë të gjatë kalon në ngërçe serioze gjatë rregullimit shoqëror dhe regjimit politik. Gjithsesi se politika shoqërore e brendshme mbetet peng i influencave të qarqeve të jashtme politike. Pyetja është se; këta zgjedhje pa zgjidhje a paralajmërojn ‘’Pranverën Ballkanase’’ në ballkan apo dimërin e saj… Kjo mbetet të shihet më pas!?
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.