NDR: Kosova, një vend musliman në mes të Europës [Video]


E hënë, 15 Shtator 2014

[youtube VXq6_2EhN-4]

Televizioni gjerman, NDR i ka bërë publicitet Kosovës, duke e prezantuar atë si një destinacion që ia vlen të vizitohet.

Ky televizion thotë se shteti më i ri në Europë ka kulla historike, ka natyrë të mrekullueshme dhe njerëz të paqes.

Po ashtu, në reportazhin e NDR-së paraqitet edhe tradita e Kosovës.

“Një prezantim ideal i banorëve të shtetit më të ri në Europë. Televizioni shkon në qendër të Ballkanit, në një vend ku lufta kishte shpërthyer 15 vjet më parë. Çfarë do një vend me popullsi muslimane? Si e shohin ata vendin e tyre në Europë; si dhe çfarë këshillash kanë ata për një turne për të panjohurin, shpesh të ngarkuar me paragjykime për këtë vend?”, thuhet ndër të tjera në reportazh.