Ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë


E premte, 20 Shtator 2019

DRAGASH – Kreu i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, ka vizituar Dragashin, ku me banorët e këtij vendi ka biseduar për zhvillimin e zonave rurale.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se banorëve ua ka prezantuar planin për zhvillimin ekonomik, ku sipas tij me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara.

Ai po ashtu ka thënë se do t’i asfaltojnë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

“Me njerëzit e mirë të Dragashit, në Brrut dhe Pllave, me plot sinqeritet biseduam për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor.

Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor.

Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara. Dhe, po ashtu, që ata të kenë qasje më të shpejtë në tregjet e shitjes, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

Shpërndajeni nëse pajtoheni që fshatrat e Dragashit kanë bukuri të rrallë!”, ka shkruar ai.

Etiketa: , , , ,