E premte, 13 Shtator 2013
Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar pasi që tek i njëjti gjatë një kontrolle është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz me 16 fishekë.
I dyshuari, pas intervistës, me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës, transmeton rajonipress.
Në një rast tjetër gjithashtu në Gjilan raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti është ndalur me një veturë civile dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike në peshë prej 1.3 gram. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Kurse në fshatin Gërmovë të Vitisë në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i dyshuari shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.