Në Horgosh konfiskohen librat “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”


E diel, 16 Gusht 2015

n-euml-horgosh-konfiskohen-librat-ldquo-terrori-i-serbis-euml-pushtuese-mbi-shqiptar-euml-t_hd

Doganierët serbë në autobusin Vjenë –Prizren kanë konfiskuar tetë libra në gjuhën shqipe me titullin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët në vitet 1844-1999”.
Pos këtyre janë konfiskuar edhe 17 libra për pjesëtarin e UÇK-së, Agim Zeneli.

Kumtesa, ashtu siç e përcjell B92, lavdërohet për këtë gjetje dhe konfiskim librash duke shkruar se “përpjekja për kontrabandim të 25 librave është penguar pas kontrollimit detaj të automjetit në Horgosh“, transmeton Koha.net.

Librat që kumtesa i quan kontestues, janë gjetur në rimorkio të autobusit.

Asnjëri nga 16 udhëtarët nuk është paraqitur si pronar i librave e polica ka filluar procedurën kundërvajtëse ndaj shoferi shqiptar, 39 vjeçar, kurse librat janë konfiskuar.