Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Në qendër të Moskë u ndalua gara e vrapimit të minjëve e buburrecëve të zi

Prizren Post | 09:56 - 04.12.2013

Moskë, 4 dhjetor – Në rrugën Arbati i Ri në Moskë është mbyllur një librari ku zhvilloheshin beteja të paligjshme këndesash, gara vrapimi minjsh dhe buburrecësh të zinj.Kontrolli në zyrën e basteve u zhvillua në kuadër të çështjes (rastit) së mashtrimit.

Hetuesit gjetën në kompjuterat e zyrës informacionin mbi zhvillimin e lojrave të paligjshme të fatit. Më pas në bodrumin e godinës u gjetën kafazet me këndesë, minj dhe kuti me buburreca. Rezultoi se po atje në kushte antisanitare të plotë jetonin punonjësit e objektit.

Detajet në lidhje me mashtrimin, për të cilin fillimisht dyshoheshin pronarët e objektit, nuk janë bërë publike.


Arivisti Company